Politikë

“Ndikon në zgjedhje”, KQZ projektligjin për heqjen e TVSH-së në bujqësi, Braçe: Miratojeni, do ta paguaj unë gjobën!

Pas vendimit të KQZ, Komisioni i Ekonomisë ka kërkuar sqarime se ku preket Kodi Zgjedhor, pasë ky projektligj nuk sjellë favore tatimore.

I.F
“Ndikon në zgjedhje”, KQZ projektligjin për heqjen e
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bllokoi projektligjin për ndryshimin e skemës së TVSH-së, që u miratua dje në Komisionin e Ekonomisë. Sipas KQZ miratimi i projektligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar ka efekt elektoral dhe shkel Kodin Zgjedhor. Gjatë ditës së djeshme në Komisionin e Ekonomisë, deputeti socialist Erion Braçe propozoi barazimin e TVSH-së 20% në bujqësi, pasi tha se kjo skemë e miratuar në vitin 2018 ka dëmtuar sektorin dhe ka shtuar informalitetin, pasi ka favorizuar produktet e importit.

Pas vendimit të KQZ, Komisioni i Ekonomisë ka kërkuar sqarime se ku preket Kodi Zgjedhor, pasë ky projektligj nuk sjellë favore tatimore.

“Kam kërkuar shpjegime nga KQZ, dhe pres një informacion, po jam i bindur se ata nuk e kanë kuptuar nismën”, u shpreh kreu i Komisionit të Ekonomisë Eduart Shalsi.

Braçe ka kërkuar që kjo nismë të miratohet në Kuvend dhe u shpreh se duke qenë se është ai nismëtari i këtij projektligji dhe do ta paguaj ai gjobën e KQZ-së.

“Më vjen keq që nisma ka një emër mbiemër dhe minimalisht duhet të më kishte thirrur, për të kuptuar ata se për çfarë bëhet fjale. Referenca e bërë me nenin, nuk shkon se as kemi ulur as kemi hequr taksa. Ne madje kemi bere 20% tatim. Jam i shastisur nga vendimi i juristëve, por ka të bëjë me njerëz dhe jo me makina. Te marrin e të lexojnë nismën, dhe të kuptojnë se çfarë efekti ka nisma. Vendimi që kanë marrë është vendim kuzhinë, të ndalosh cilindo të qëroje patatet në kuzhinë se përfituesi është ai që han patate të skuqura. Do doja shumë të vijonim përpara dhe gjobën e paguaj unë me këste. Kush është ankuar për këtë nismë, kush? 6 vite e kam kuptuar se kush e pengon nismën, por ata kanë arritur deri këtu tek KQZ”, u shpreh Braçe.

Përfaqësuesit e sektorit kanë ngritur shpeshherë shqetësimin për rritjen e kostove të prodhimit nga heqja e skemës së TVSh-së së kreditueshme. Në 2017, rimbursimi i TVSH ishte 20%. Skema e rimbursimit të TVSH-së iu mundësonte përpunuesve kompensimin e TVSH-së së zbritshme kur blinin mall të shoqëruar me faturë tatimore nga fermerët. Kompensimi me 20% i TVSh-së për periudhën tatimore, iu linte marzh të lartë fitimi përpunuesve, edhe kur e blinin qumështin nga fermeri me çmim të lartë. Më pas, nga 2019 deri në 2022, TVSH e kreditueshme u ul nga 20% në 6%. Ndryshimet fiskale të 2019-s sollën uljen e nivelit të TVSh-së 6% në blerje dhe 20% TVSH e shitjes për produktet e bulmetit. Ndërsa prej vitit 2022, TVSH e kreditueshme u bë 0%.

Shoqata e Industrisë së Përpunuesve propozoi se heqja e skemës së TVSH-së së kreditueshme të zëvendësohej me një skemë të ngjashme me vendet e rajonit, që TVSH-ja të faturohet e njëjtë si në blerje, ashtu edhe në shitje, në nivelet 6 ose 9%. Kërkesa e tyre nuk u miratua nga Ministria e Financave, në hartimin e buxhetit të vitit 2022./ZËRI

Poll

MOS HUMB