
TIRANË- Në mbledhjen e sotme me drejtuesit politik dhe asamblenë, kreu i qeverisë ka lënë detyra konkrete edhe për rrjetet sociale. Burime nga TCH bëjnë me dije se Edi Rama ka kërkuar:
“Anëtarët e partisë janë dhe duhet të jenë zë dhënia e partisë”.
Ai ka kërkuar më tej përdorimin e kohës në rrjetet sociale jo për të parë “bëmat” e ‘TikTokersave’ të famshëm.
“PS duhet të jetë parti digjitale dhe duhet të të çojmë përpara agjendën digjitale të partisë prej çdo anëtari. E nevojshme çdo anëtarë te jetë aktiv në rrjetet sociale”.
Pasi theksoi në asamblenë e shkuar se “mos më thoni se punësimet shtojnë antarësinë", këtë të mërkurë u ndal tek nepotimi brenda partisë.
“Duhet të marrë fund nepotizmi në organet e partisë“, citohet të ketë deklaruar Rama.