
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur këtë të mërkure në lidhje me seancat plenare të Kuvendit, ku ligjet miratohen në një kohë të shkurtër dhe vetëm me votat e maxhorancës. Sipas tij, kjo ndodh pasi në Kuvend nuk ka një seancë normale, për shkak të kaosit të shkaktuar nga opozita.
Edi Rama: Ligjet kalojnë në kohë të shkurtër se nuk ka në sallë kushte për të kaluar në një kohë të gjatë. Sa kohë s’ka kushte normale, ashtu do votohen. Nuk jam në dijeni a do hidhet në votim amnistia nesër, sepse i kemi punët e ndara, jam një deputet në parlament që shkoj dhe ndjek çfarë është përgatitur.
Po ashtu Rama nuk la pa përmendur as patronazhistët.
Edi Rama: Sistemi i patronazhimit është aktiv edhe kur ju flini, jo më kur fle opozita, që jemi patronazhistë dhe ne të tjerët./ZËRI