
TIRANË- Pas mbledhjes 1 orë e gjysmë me drejtuesit e qarqeve, kreu i qeverisë Edi Rama ka dhënë një deklaratë për gazetarët në ambientet jashtë selisë. I pyetur lidhur me rastin e ish-shefit të kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal, ai tha se i është referuar asaj se çfarë është thënë në dokumentet zyrtare në SHBA.
McGonigal është dënuar me 28 muaj burg sepse u provua ndryshe nga ajo që keni thënë ju për marrjen e parave nga Agron Neza? A mendoni se do hetoheni për këtë rast, sepse McGonigal është dënuar sepse në një farë mënyre është korruptuar nga kryeministri i Shqipërisë.
"Mos më ndërprit, unë në prononcimet e mia lidhur me këtë rast i jam referuar pikë për pikë çfarë është thënë në dokumentet zyrtare në SHBA, sepse vetë nuk kam pasur dijeni me ato që janë thënë", u përgjigj Rama.
Ndër të tjera ai u shpreh se nëse do të kthehej pas në kohë do e takonte sërish McGonigal si një zyrtar nga një vend aleat, siç është SHBA.
"Do e takoja sa herë të kthehesha prapa, sepse po të më kërkohen takime nga zyrtarë të vendeve aleate, do i mirëpres gjithmonë. Te kjo çështje duhet ta pranoj se ja keni futur kot", u përgjigj ai.
Asambleja e PS do të mblidhet edhe më 16 mars në një takim në qytetin e Durrësit. Takimi i fundit i anëtarëve të Asamblesë ishte më 11 shkurt ku u bë një analizë e strukturave socialiste në qarqe.