
BRUKSEL- Marrëveshja për planin e përkohshëm të rritjes për Ballkanin Perëndimor u arrit në Bruksel dhe do të miratohet në mbledhjen e fundit të Parlamentit Europian para se të shpërbëhet. Plani parashikon 6 miliardë euro për fuqizimin e ekonomive të vendeve të rajonit. Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato ka reaguar pasi Këshilli dhe Parlamenti i Bashkimit Europian, miratuan paketën prej 6 miliardë eurosh për rritjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “X”, Gonzato shkruan se kjo paketë është nxitje e madhe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
“Lajm i madh! Sot kryesia e Këshillit dhe Parlamenti Europian kanë arritur një marrëveshje për Planin e Rritjes 6 miliardë euro të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Kjo paketë është një nxitje e madhe për anëtarësimin e Shqipërisë. Ai do të hapë mundësi të reja për njerëzit nga Shqipëria dhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor para anëtarësimit në BE”– shkruan Gonzato.
Great news!
— Silvio Gonzato (@EUAmbAL) April 4, 2024
Today the Council presidency & @Europarl_EN have reached an agreement on the €6B EU #GrowthPlan for the #WesternBalkans.This package is a huge boost for Albania’s????????membership. It will open up new opportunities for people from????????& other #WB countries before accession. pic.twitter.com/MvIMb942TY