Politikë

Amnistia Penale mori dhe votat e grupit të Bashës, ja kush e "tradhtoi" kryetarin e PD

Ndërkohë vetë Basha dhe një pjesë e deputetëve u larguan nga salla e Kuvendit në momentin kur po votohej amnistia penale.

f.t
Amnistia Penale mori dhe votat e grupit të Bashës, ja kush e
VOTIMI

TIRANË-Kuvendi miratoi me 110 vota pro Amnistinë Penale në një seancë maratonë që ka nisur prej orës 10.00 të mëngjesit. Socialistët morën dhe votat e demokratëve të Rithemelimit, ndërsa grupimi zyrtar i Lulzim Bashës votoi kundër. Por amnistia është votuar dhe nga dy deputete që i përkasin Partisë Demokratike zyrtare, grupimi i përfaqësuar nga Lulzim Basha.

Kanë qenë Ori Nebijaj dhe Eralda Tase Bano, të cilat i janë bashkuar shumicës dhe kanë ngritur kartonin jeshil për ti thënë 'PO' projektligjit për Aministinë Penale. Ndërkohë vetë Basha dhe një pjesë e deputetëve u larguan nga salla e Kuvendit në momentin kur po votohej amnistia penale. 

110 deputetë votuan pro Amnistisë Penale këtë të enjte ndërsa kundër votoi Agron Shehaj, ndërsa Ermonela Felaj, abstenoi. Nga kjo amnisti do të përfitojmë 1100 të dënuar, nga të cilët 700 do të lirohen menjëherë ndërkohë 400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi. Ndërkohë pas miratimit të amendamentit të Gazment Bardhit, po ashtu përfitojnë edhe ish-drejtorë e funksionarë të dënuar nga GJKKO.

Poll

MOS HUMB