Politikë

Çfarë u miratua sot në Kuvend?

Kuvendi votoi 7 projektligje dhe 4 projektvendime.

f.t
Çfarë u miratua sot në Kuvend?
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Kuvendi u mblodh sot në seancën plenare të radhës. Në rendin e ditës për seancën e sotme ishin 14 pika. Në fillim të seancës grupet parlamentare të mazhorancës dhe opozitës, kërkuan për futjen në rendin e ditës shqyrtimin e projektligjit “Për dhënie amnistie”. Me shumicë votash, seanca miratoi ndryshimin e rendit të ditës, e cila ishte dhe një nga çështjet më të rëndësishme e lënë pezull prej 4 muajsh. Amistia Penale u miratua me 110 vota pro, ndërsa kundër votoi Agron Shehaj dhe Ermonela Felaj, abstenoi. Në seancën e sotme Kuvendi miratoi edhe projektligjin për koncesionet e partneritetin publik privat, projektligjin për turizmin, ndërsa projektligji për konkurrencën nuk u miratua pasi mori vetëm 3 vota pro dhe 112 kundër.

Kuvendi votoi 7 projektligje dhe 4 projektvendime. Konkretish u miratuan 5 projektligje dhe 4 projektvendime:

-projektligji “Për burimet ujore”, u miratua me 71 vota pro, 5 abstenim dhe 41 kundër;

-projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 93/2015 "Për turizmin", i ndryshuar”, u miratua me 71 vota pro dhe 47 vota kundër; 

-projektligji "Për disa ndryshime në ligjin nr. 55/2015 "Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar”, nismë e deputetit z.Eduard Shalsi, u miratua me 71 vota pro dhe 49 kundër;

-projektligji "Për një ndryshim në ligjin nr.9121 , datë 28.7.2003 "Për mbrojtjen e konkurrencës", të ndryshuar"”, nismë e deputetit z.Bujar Leskaj u rrëzua me 112 vota kundër;

-projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 15/201 7 "Për arsimin dhe formimin profesional", nismë e deputetes znj.Evis Kushi, u miratua me 71 vota pro,34 kundër dhe 5 abstenim. 

-Projektvendimi “Për zgjedhjen Komisioner në Seksionin për Policinë, Shërbimin Sekret, Burgjet, Forcat e Armatosura dhe Pushtetin Gjyqësor në institucionin e Avokatit të Popullit", me kandidatë z.Besnik Deda dhe znj.Fjona Zaçaj. Pas votimit z. Deda u zgjodh komisioner me 72 vota pro, 20 kundër dhe 3 abstenim

-Projektvendimin "Për zgjedhjen Komisioner në Seksionin për Organet e Administratës Qendrore, të Pushtetit Vendor dhe të të Tretëve që veprojnë për llogari të tyre në institucionin e Avokatit të Popullit", me kandidatë znj.Erinda Meli dhe znj.Fjona Zaçaj. Pas votimit znj. Meli u zgjodh komisionere me 67 vota pro, 27 kundër dhe 5 abstenim. 

-Projektvendimin "Për zgjedhjen Komisioner në Seksionin e Përgjithshëm pranë Avokatit të Popullit", me kandidate znj.Vilma Shurdha dhe znj.Erinda Meli. Pas votimit znj. Shurdha u zgjodh komisionere me 99 vota pro dhe 2 abstenim.

-Projektvendimin “Për emërimin e një anëtari të Komisionit të Prokurimit Publik” me kandidatë znj. Nertila Mihali, z.Bledar Cengu dhe z.Gjergj Mersini. Pas votimit anëtar i KPP u zgjodh z. Gergji Mersini me 68 vota pro, 16 kundër dhe 3 abstenim

Seanca plenare filloi prej orës 10:00 dhe u mbyll në rreth orës 20:10./ZËRI

Poll

MOS HUMB