Politikë

Meta nga Shkodra: Koha për organizim të fuqishëm të opozitës

Duke u rikthyer tek axhenda politike Meta tha se është koha për mobilizimin e opozitës.

E.K
Meta nga Shkodra: Koha për organizim të fuqishëm të
Ilir Meta

SHKODËR- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta është ndalur këtë të shtunë në Shkodër ku u takua me këshilltarët e PL-së në këtë bashki. Gjatë fjalës së tij Meta u ndal tek largimi i të rinjve nga vendi dhe problemet e fermerëve. Sipas Metës, fermerët në rajon përfitojnë subvencionime nga shteti ndërsa e kundërta ndodh në vendin tonë. Duke u rikthyer tek axhenda politike Meta tha se është koha për mobilizimin e opozitës.

Ilir Meta: Kjo sepse qeveria nuk ka prioritet qytetarët e saj, pasi jemi vendi me pagat më të ulëta në rajon. Universitetet janë në kaos total, numri i studentëve ka rënë, ndërsa vendi pa të ardhme. Shkodrën mos e lini me rrugën. Rruga Lezhë-Shkodër është bërë që kur isha unë kryeministër. Rruga e Kombit akoma siç e ka bërë doktori. Ju e dini që në verë mund të shkohet për 4-5 orë nga Shkodra deri në Tiranë. Tani thonë duhet të kesh mbi 10 lopë që të përfitosh subvencione. Serbia jep 385 euro për një lopë jep, Maqedonia subvencionin edhe për çdo qen për fermat. 60% të të ardhurave të pensionistit shkojnë për bukën e gojës. I shikoni se sa ka shkuar çmimi i ushqimeve apo i apartamenteve. Ne do të japim grant 10 mijë euro për çdo fermer që dëshiron të bëjë një fermë. Do t’i lehtësojmë nga taksat për 5 vitet e para. Paratë këtu janë, por vidhen me projektet e tejfryra me projekte marramendëse. Është koha për organizim të fuqishëm të opozitës dhe të Partisë së Lirisë. Unë besoj shumë në integritetin e këshilltarëve tanë./ZËRI

Poll

MOS HUMB