Politikë

Ilir Meta mbledh nesër KD, 'vulos' largimin e Monika Kryemadhit

Nesër pritet që të “vuloset” dhe largimi i deputetes Monika Kryemadhi nga Kryesia, ashtu siç kishte paralajmëruar më herët Meta.

E.K
Ilir Meta mbledh nesër KD, 'vulos' largimin e Monika Kryemadhit
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka thërritur ditën e nesërme mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar, ku do të votohen anëtarët e rinj të Kryesisë si dhe katër drejtuesit e Sekretariateve të partisë. Nesër pritet që të “vuloset” dhe largimi i deputetes Monika Kryemadhi nga Kryesia, ashtu siç kishte paralajmëruar më herët Meta.

Kryesia e Partisë së Lirisë propozoi të hedhë në votim, për anëtarë të rinj të Kryesisë Politike edhe emrat, si më poshtë vijojnë:

1.            Myrvete Asqeri (Anëtare e KDK)

2.            Adriatik Hoxha (Anëtar i KDK dhe Sekretar për Sportet)

3.            Ana Gjidiaj (Anëtare e KDK)

4.            Bedri Merhori (Anëtar i KDK)

5.            Besnik Jakaj (Anëtar i KDK)

6.            Fatjona Selimaj (Anëtare e KDK, Kryetare e PL, Fushë-Arrëz)

7.            Erisilda Hoxha (Anëtare e KDK, Kryetare e PL Kuçovë)

8.            Brunilda Salaj (Anëtare e KDK)

9.            Pegiola Toro (Anëtare e KDK dhe Këshilltare, Bashkia Roskovec)

10.          Denis Hidri (Anëtar i KDK)

“Cilido anëtar i Komitetit Drejtues Kombëtar, që dëshiron të kandidojë për anëtar të Kryesisë Politike të Partisë së Lirisë, është i lutur të dorëzojë pranë Departamentit të Organizimit në Partinë e Lirisë, një kërkesë, bashkëlidhur me një CV, deri nesër, datë 30 prill 2024, ora 10:00”, thuhet në njoftimin e PL.

Ndërsa në garë për Sekretariatet e partisë janë:

1.            Silva Caka - Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun, juriste

2.            Brunilda Haxhiu - Sekretare për Familjen dhe Kundër Shpopullimit, filozofi-sociologji

3.            Anxhela Shenaj - Këshilltare, Bashkia Vlorë, ekonomiste

4.            Bedri Merhori - Anëtar i KDK, ekspert i sigurisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB