
TIRANË – Është zgjedhur këtë të enjte, 9 nëntor, gjyqtarja që do të vendosë mbi kërkesën e SPAK, për nisje ose jo të gjykimit ndaj kryebashkiakut Edison Memolla dhe 3 zyrtarëve të tjerë të Bashkisë Rrogozhinë.
Me short, gjyqtare u caktua Flora Hajredinaj. Kjo e fundit do të vendosë në lidhje me kërkesën e SPAK për nisje hetimesh për Memollën, për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje.
Seanca do të zhvillohet në datë 15 nëntor në orën 09:30 në Gjykatën e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Prokuroria ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla, si dhe zyrtarët e kësaj bashkie Blerim Xhamani, Isuf Tosku dhe Ndriçim Tafxhafa.
Partia Demokratike ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë, Edison Memollën, me akuzën e shit-blerjes së votave. /Zëri.ai/