
TIRANË – Seanca plenare e kësaj të enjte u mbajt mes përplasjeve mes maxhorancës dhe opozitës.
Deputetët e opozitës kanë vepruar thuajse njësoj si herët e fundit. Ata kanë bllokuar punimet në Kuvend, duke rrethuar me karrige foltoren e parlamentit.

Pas përplasjeve verbale mes deputetëve të PS dhe të PD-së, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla kaloi për votim projekt-ligjet e parashikuara në këtë seancë.

Mes tymit në sallë, deputetët e PS-së votuan projektligjet, 20 minuta pasi kishin hyrë në sallë.

Zëri.ai sjell foto ekskluzive nga seanca e sotme, ku duket se salla e Kuvendit është mbushur plot me tym.

Tymi u shkaktua, pasi deputeti i PD-së Saimir Korreshi ndezi flakadanë në sallë.

Më tej, ndërhyri Garda, për të larguar tymueset nga parlamenti./Zëri.ai/