Politikë

Berisha: Parlamenti si në diktaturë, betejën do ta vazhdojmë!

Sali Berisha tha se i kanë gati të gjithë skenarët, por ende nuk ka ardhur momenti që të kërkojnë t'u bashkohen edhe qytetarët. 

k.m.
Berisha: Parlamenti si në diktaturë, betejën do ta
Sali Berisha

TIRANË- Çdo skenar është menduar! Kështu është shprehur edhe sot kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha para mediave pas përfundimit të seancës plenare për sot. Në fjalën e tij, Berisha tha se parlamenti është kthyer në diktaturë. Ndërsa i pyetur lidhur me aksionin opozitar, Berisha tha se i kanë gati të gjithë skenarët, por ende nuk ka ardhur momenti që të kërkojnë t'u bashkohen edhe qytetarët. 

"Nëse këto i quani seanca normale, atëherë mbani këtë standard. Ne nuk ikim nga parlamenti, do të luftojmë, nuk ka bojkot parlamenti. Derisa Edi Rama të paraqitet...dale-dale se ka Kushtetutë para ligjeve. Kur të respektohet Kushtetuta, shqiptarët do të shohin me radhë. Këto duam ne, ne duam që të bëjmë transparencë në emër të atyre që na kanë sjellë në Parlament. Kushtetuta është taksative. Nuk mund të bllokohet. Çdo gjë është në axhendë. Komisionet online janë të paligjshme. Ju jeni për të informuar publikun. Rregullorja e parashikon se mbledhja zhvillohet online vetëm në gjendje të jashtazakonshme, edhe në pandemi. Është shumë e qartë në rregullore. Këto janë si drita e diellit. Nëse quan miratim monizimin, ajo është tjetër punë. Shqiptarët e shohin se ata e kanë një kauzë të drejtë. Do e merrni të parat vesh kur do i thërrasim qytetarët të na mbështesin,"-tha Berisha në fjalën e tij.

Poll

MOS HUMB