Politikë

A mbështet aksionin Berisha-Bardhi? Tabaku: Secili ka mënyrën e tij

Deputetja tha se opozitës i janë bllokuar të gjitha nismat ligjore

E.K
A mbështet aksionin Berisha-Bardhi? Tabaku: Secili ka mënyrën e
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në mbyllje të seancës së sotme që zgjati 20 minuta, tha se mazhoranca ka rrëzuar çdo iniciativë ligjore të opozitës, qofshin dhe ato shumë të mira, referuar rekomandimeve të BE-së. Tabaku tha se një propozim i saj për komisionet hetimore ka një vit që ‘fle’ në korridoret e Kuvendit. E pyetur nga gazetarët nëse i mbështet veprimet e dhunshme të opozitës, Tabaku tha se secili ka mënyrën e vetë të të shprehurit.

Tabaku: Besoj se i ndoqët fjalimet patetike të kolegëve të PS, thanë që propozimet e mia ishin shumë të mira, por i rrëzuan. Është rrëzuar një punë njëvjeçare, jemi në limitet e jetës parlamentare, hapësira që ka sot opozita për të kërkuar llogari nuk ekziston. Ka një vit që qeveria shqiptare nuk ka ndërmarrë asnjë reform.

Në 8 dhjetor të vitit të kaluar unë kam propozuar edhe ligjin për komisionet hetimore. Ka një vit që fle atje në sirtar por nuk kanë marrë asnjë masë për ta miratuar. Projektligji është shumë i mirë, por puna për të ngritur komisionet hetimore nuk duhet bllokuar.

Unë besoj se progres raporti ne na dha të drejtë se shqetësimet për komisionet hetimore janë e drejtë kushtetuese e opozitës. Pastaj secili ka mënyrën e tij sesi e shpreh revoltën. 

Seanca e sotme në Kuvend u mbyll në më pak se 20 minuta, ku shumica e projektligjeve u rrëzuan për shkak se ishin propozuar nga deputetët e opozitës. Sipas mazhorancës vetë ata nuk ishin të interesuar që t’i prezantonin projektligjet e tyre përpara qytetarëve që i kanë zgjedhur si përfaqësues në Kuvend. /Zëri.ai

Poll

MOS HUMB