Politikë

Lufta Izrael-Palestinë/ Një nënë me 4 fëmijët ikin nga Gaza

Ata ndodhen tashmë të sigurt në Egjipt, ndërsa vijojmë procedurat për kthimin e tyre sa më të shpejtë në Shqipëri.

k.m.
Lufta Izrael-Palestinë/ Një nënë me 4 fëmijët ikin
Familja shqiptare

TIRANË- Pas tre javësh përpjekje, shtetasit e parë shqiptarë një nënë dhe 4 fëmijët e saj të mitur, kanë lënë territorin e Gazës. Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani, ata ndodhen tashmë të sigurt në Egjipt, ndërsa vijojmë procedurat për kthimin e tyre sa më të shpejtë në Shqipëri.

"Mirënjohje për autoritetet e Izraelit dhe Egjiptit për bashkëpunimin, për mbështetjen si dhe kolegëve të ambasadave shqiptare në Izrael dhe Egjipt për punën e mirë në këtë situatë e operacion kompleks. Po punojmë ngushtë me autoritetet për kthimin e shpejtë e të sigurt të shtetasve të tjerë shqiptarë që ndodhen në Gaza,"-shkruan ministri.

Rafah është i vetmi vendkalim nga Gaza që nuk kontrollohet nga Izraeli dhe ishte mbyllur të premten dhe të shtunën./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB