TIRANË-Pas debatit për mandatin brenda koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” mes dy drejtuesve, Adriatik Lapaj dhe Endri Shabanit, Kleana Xhuveli do të jetë deputetja përfaqësuese e koalicionit në Kuvend. Pas marrjes së mandatit nga KQZ, Xhuveli tha se ky vendim është marrë në bazë të rrethanave aktuale dhe dëshirës për të mbështetur misionin e listave të hapura, të cilat përbëjnë themelin e lëvizjes së tyre politike.
Por, Xhuveli njëherësh kushërira e Adriatik Lapajt tha se do ta përfaqësojë mandatin denjësisht, deri sa të shkojë tek i zoti referuar Lapajt. Për këtë ajo u shpreh se do të ndjekin betejë ligjore.
Kleana Xhuveli: Jam aktiviste e Lëvizjes Shqipëria Bëhet. Nuk u futa në garë që të shkojë në kuvend, por garanci që listat e mbyllur të digjeshin, dua të theksoj që do ta përfaqësoj denjësisht mandatin e 80 mijë shqiptarëve, deri ditën kur beteja do ta kthejë tek njeriu më i votuar i listës sonë, Adriatik Lapaj. Jam 27 vjeçe dhe jam kushërira e Adriatikut.
"Kriza" në koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet” nisi pasi daja i Endri Shabanit, Zeqir Kordhoni nuk pranoi të dorëhiqet dhe i shkroi KQZ që kërkon të marrë mandatin e deputetit në rast se atij i vjen radha, edhe pse pozicionohet i nënti në listën e mbyllur të koalicionit "Nisma Shqipëria Bëhet". Kjo solli edhe një përplasje në distancë mes Lapajt dhe Shabanit. Nga lista, Lapaj kërkon mandatin me pretendimin se mori në Tiranë 6500 vota, ndërsa Shabani 2 900 të tilla. Por duket se palët nuk kanë rënë dakord duke nisur një debat publik, i cili u mbyll sot në KQZ./ZËRI