Politikë

'Vuloset' rezultati për Tiranën! Tedi Mula merr mandatin e PSD. Kleana Xhuveli mbyll “luftën” Lapaj-Shabani

Me vendim të KQZ, mandati i 'Nisma Shqipëria Bëhet' për Tiranën i kalon Kleana Xhuvelit.

F.I
'Vuloset' rezultati për Tiranën! Tedi Mula merr mandatin e
Tedi Mula, Endri Shabani, Kleana Xhuveli dhe Adriatik Lapaj

TIRANË-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpërndarë sot mandatet për qarkun e Tiranës, më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve të 11 majit. 

Ndarja e mandateve i ka dhënë zgjidhje edhe ngërçit në koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”, pas përplasjes mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit. Shkak u bë refuzimi i dajës së Shabanit, Zeqir Kordhoni, për të dorëhequr mandatin nga lista e mbyllur. Me vendim të KQZ, mandati i 'Nisma Shqipëria Bëhet' për Tiranën i kalon Kleana Xhuvelit.

Ilirjan Celibashi: Më datë 15.07.2025, kandidati Zeqir Kordhoni ka depozituar në KQZ një deklaratë të dytë, sipas së cilës shpreh vullnetin për të ushtruar funksionin e deputetit në rast se shpallet fitues nëse i vjen radha,. Më datë 17.07, Kleana Xhuveli dorëzon kërkon revokimin e dorëheqjes së datës 11. Këto janë fakte të cilat janë analizuar, të vlerësuara në përputhje me këtë kuadër rregullator, neni 37 pika 1 e Kodit Zgjedhor. Ka dy momente ligjore që për vendimmarrjen në lidhje me shpalljen e kandidatit fitues. Ka dy çështje që duhen sqaruar, e para a janë që prej 11 majit kandidatë për deputetë 12 personat e listës së mbyllur të cilët në këtë datë kanë depozituar deklaratën e dorëheqjes nga kandidimi? Çështja e dytë, a mundet që në këtë fazë akoma pa u shpërndarë mandatet dhe pa u shpallur kandidatët fitues një kandidat i listës së mbyllur të mund të kërkojë të mos e marrë mandatin nëse është rasti që ai do duhet ta marrë. Në lidhje me çështjen e parë, janë apo nuk janë sot kandidatë për deputetë ata të listës së mbyllur. Pretendimi juaj se kjo dorëheqje është pranuar në heshtje nga KQZ, nuk qëndron argumenti se KQZ i ka miratuar në heshtje këto dorëheqje. Me miratimin e listave të kandidatëve sipas Kodit Zgjedhor, procesi quhet i mbyllur, në asnjë rrethanë juridike nuk mund të rikonsiderohen, si kërkesa ashtu edhe vendimmarrja.

"Kriza" në koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet” nisi pasi daja i Endri Shabanit, Zeqir Kordhoni nuk pranoi të dorëhiqet dhe i shkroi KQZ që kërkon të marrë mandatin e deputetit në rast se atij i vjen radha, edhe pse pozicionohet i nënti në listën e mbyllur të koalicionit "Nisma Shqipëria Bëhet". Kjo solli edhe një përplasje në distancë mes Lapajt dhe Shabanit. Nga lista, Lapaj kërkon mandatin me pretendimin se mori në Tiranë 6500 vota, ndërsa Shabani 2 900 të tilla. Por duket se palët nuk kanë rënë dakord duke nisur një debat publik, i cili u mbyll sot në KQZ.

Ndërkohë Partia Social Demokrate e Tom Doshit dogji të gjithë listën e mbyllur të Tiranës. Mandati i kaloji të parit nga lista e hapur, Tedi Mula, i cili mori 2500 vota. 

Shpërndarja e mandateve:

PS    
1. Edi Rama (Lista e mbyllur)
2. Ogerta Manastirliu (Lista e mbyllur)
3. Elisa Spiropali (Lista e mbyllur)
4. Lindita Nikolla (Lista e mbyllur)
5. Taulant Balla (Lista e mbyllur)
6. Adea Pirdeni (Lista e mbyllur)
7. Albana Koçiu (Lista e mbyllur)
8. Igli Hasani (Lista e mbyllur)
9. Delina Ibrahimaj (Lista e mbyllur)
10. Ilva Gjuzi (Lista e mbyllur)
11. Iris Luarasi (Lista e mbyllur)
12. Erion Malaj (Lista e mbyllur)
13. Blendi Gonxhja (Lista e hapur) 
14. Erion Braçe (Lista e hapur) 
15. Ervin Hoxha (Lista e hapur) 
16. Fatmir Xhafaj (Lista e hapur) 
17. Ornaldo Rakipi (Lista e hapur) 
18. Anila Denaj (Lista e hapur) 
19. Olta Xhaçka (Lista e hapur) 

PD-ASHM
1. Sali Berisha (Lista e mbyllur)
2. Flamur Noka (Lista e mbyllur)
3. Albana Vokshi (Lista e mbyllur)
4. Belind Këlliçi (Lista e mbyllur)
5. Tedi Blushi (Lista e mbyllur)
6. Jozefina Topalli (Lista e mbyllur)
7. Fatmir Mediu (Lista e mbyllur)
8. Edi Paloka (Lista e mbyllur)
9. Erisa Xhixho (Lista e mbyllur)
10. Mesila Doda (Lista e mbyllur)
11. Klevis Balliu (Lista e mbyllur)
12. Besart Xhaferi (Lista e mbyllur)
13. Jorida Tabaku  (Lista e Hapur)

Partia Mundësia
1. Agron Shehaj (lista e mbyllur)
2. Erald Kapri (lista e mbyllur)

Lëvizja Bashkë
1. Redi Muçi (Lista e mbyllur) 
Nisma Shqipëria Bëhet
Kleana Xhuveli (Lista e mbyllur) 

PSD
Tedi Mula (Lista e Hapur)

Zgjatja e kohës së certifikimit të zgjedhjeve erdhi për shkak të procesit të rinumërimit. Gjithsesi rinumërimi i votave nuk solli ndryshime në rezultat, përveçse një korrigjimi të gabimeve që ulën disa vota të Partisë Demokratike./ZËRI

Poll

MOS HUMB