Bota

"Ky krim nuk do të harrohet"/ Sindikatat, protestë jashtë zyrave të hekurudhës greke për tragjedinë në Tempe

Në vazhdim, protestuesit do t’i drejtohen sheshit para parlamentit ku do ti bashkohen protestuesve që marrin pjesë në grevën e përgjithshme të organizuar prej sindikatës së përgjithshme pan helenike ADEDY.

a.l
"Ky krim nuk do të harrohet"/ Sindikatat, protestë
Grevë

GREQI- Qindra protestues janë mbledhur mëngjesin e së kësaj të mërkure jashtë zyrave të hekurudhave greke, ku kërkojnë zbardhje të aksidentit që iu mori jetën 57 vetëve. 

Sindikatat, ADEDY, EKA, të rinjtë e SYRIZA, e majta e re po protestojnë në sheshin Klathmonos me sloganin qendror “Fitimet e tyre apo jetët tona. Ky krim nuk do të harrohet”.

Sindikatat denoncuan mungesën e fondeve dhe programeve të investimeve të cilat sipas tyre bënë që të mos funksionojnë mekanizmat parandaluese të tragjedisë, shkruan Protothema.gr. 

Në vazhdim, protestuesit do t’i drejtohen sheshit para parlamentit ku do ti bashkohen protestuesve që marrin pjesë në grevën e përgjithshme të organizuar prej sindikatës së përgjithshme pan helenike ADEDY.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës (28 shkurt) në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që u mori jetën 57 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./ZËRI

Poll

MOS HUMB