Bota

Po pushonte në Malajzi, mbreti Harald V i Norvegjisë përfundon në spital me infeksion

Por zyrtarët mbretërorë u kanë thënë mediave norvegjeze se princi i kurorës Haakon do të kryejë angazhimet e tij të planifikuara në shtëpi.

a.l
Po pushonte në Malajzi, mbreti Harald V i Norvegjisë përfundon
Harald V

NORVEGJI-  Mbreti Harald V i Norvegjisë ka shfaqur disa probleme shëndetësore teksa ndodhej me pushimë në Malajzi. Lajmi është bërë i ditur nga shtëpia mbretërore norvegjeze në një deklaratë për mediat ditën e martë. Njoftohet se mbreti është shtruar në spital me një infeskion, shkruajnë mediat e huaja. 

Monarku 87-vjeçar ka pasur disa sëmundje muajt e fundit, duke ngritur shqetësimin për shëndetin e kreut të shtetit. Por zyrtarët mbretërorë u kanë thënë mediave norvegjeze se princi i kurorës Haakon do të kryejë angazhimet e tij të planifikuara në shtëpi.

Harald, i cili është në një udhëtim privat jashtë vendit, është monarku më i vjetër në Evropë.Sipas agjencisë norvegjeze të lajmeve NTB, dy ditë para ditëlindjes së tij javën e kaluar, pallati njoftoi se mbreti do të ndërmerrte një udhëtim privat jashtë vendit, pa specifikuar destinacionin apo datat./ZËRI

Poll

MOS HUMB