Politikë

Kërkohet arrestimi i Berishës/ Të enjten pika e parë e rendit të ditës në seancë, miratimi i kërkesës së SPAK

Nga ana tjetër ky i fundit ndërkohë që Kuvendi është në seancë plenare do të zhvillojë një protestë përballë tij me mbështetës nga e gjithë Shqipëria.

E.K
Kërkohet arrestimi i Berishës/ Të enjten pika e parë e
Sali Berisha

TIRANË- Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit për arrestimin e Sali Berishës do të jetë pikë e parë në rendin e ditës në seancën e 21 dhjetorit. Pritet që maxhoranca socialiste ashtu si dhe në Këshillin e Mandateve të japë votën pro, për t'i hapur rrugë SPAK të arrestojë kreun e Partisë Demokratike. Nga ana tjetër ky i fundit, ndërkohë që Kuvendi është në seancë plenare, do të zhvillojë një protestë përballë parlamentit, me mbështetës nga e gjithë Shqipëria. 

Kërkohet arrestimi i Berishës/ Të enjten pika e parë e
Dokumenti

Sali Berisha akuzohet për "korrupsion pasiv'. Në privatizimin e klubit sportiv “Partizani”, dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”, e po ashtu edhe ndërtuesi Fatmir Bektashi. Malltezi dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv në bashkëpunim me vjehrrin e tij Sali Berisha, duke shfrytëzuar pushtetin e tij si kryeministër, duke përfituar nga privatizimi i Partizanit, për të ndërtuar më pas komplekse banimi. Por si Berisha, edhe Malltezi, të dy në mbrojtjen e tyre janë shprehur se procedurat kanë nisur që në kohën e qeverisë së drejtuar nga Fatos Nano, ndërsa disa leje ndërtimi janë dhënë me firmë të Edi Ramës, që në atë kohë mbante postin e kryebashkiakut të Tiranës. Megjithatë pavarësisht se është përmendur edhe për ndikim tek SPAK, sërish Rama ka zgjedhur heshtjen!/ZËRI

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB