Politikë

'Ligjet' miratojnë ndryshimet e propozuara nga PS

Sipas këtij projektligji, komisionet hetimore do të ngrihen vetëm për çështje të veçanta dhe jo mbi aludime.

f.t
'Ligjet' miratojnë ndryshimet e propozuara nga PS
Komisioni për Çështjet Ligjore

TIRANË-Komisioni për Çështjet Ligjore, ka miratuar me 15 vota pro propozimin e deputetes së PS, Ermonela Felaj për ligjin për komisionet hetimore. Ndërsa u hodhën poshtë propozimet e bëra nga deputetët Jorida Tabaku dhe Edmond Spaho.  

Shtesat dhe ndryshimet në funksionimin e ligjit per Komisionet Hetimore, parashikon që të kufizojë të drejtat e opozitës për ngritjen, objektin dhe mënyrën e zhvillimit të komisioneve hetimore parlamentare. 

Konkretisht, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, sot më 19 dhjetor 2023 miratoi projektligjin "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8891, datë 2.5.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”’, nismë e depozituar nga socialistja Ermonela Felaj.

Sipas projektligjit të depozituar në Kuvend më 30 Nëntor nga deputetja socialiste, Ermonela Felaj, PS parashikon gjithashtu që të mbyllë dyert e këtyre komisioneve për publikun përmes interpretimeve evazive për mbrojtjen e të dhënave personale të dëshmitarëve, mbrojtjen e sekretit tregtar, atij shtetëror apo mosdëmtimin e “moralit shoqëror”. Pra sipas këtij projektligji, komisionet hetimore do të ngrihen vetëm për çështje të veçanta dhe jo mbi aludime.

"Ligji ynë për komisionet hetimore ka pasur si model ligjin gjerman. Në 22 vite, sigurisht që ligji dhe qëndrimet ndaj tij kanë pësuar ndryshime. Nuk kemi operuar me ligj të ri sepse përfunduam që e ka kaluar barrierën kushtetuese sepse është marrë disa herë në shqyrtim dhe nuk ka pasur gjetje antikushtetuese.  Nga viti 98 deri tani janë ngritur 44 komisione hetimore në Shqipëri, krahasuar me mesataren europiane, rezulton të jemi mbi këtë mesatare. Nuk kam gjetur argumente të karakterit juridik por plot argumente të tjera të pavërteta, për shembull për rastin e Italisë ku thuhet se vetëm për legjislaturën e fundit, janë ngritur 15 komisione hetimore. Është plotësisht e pavërtetë”- tha Felaj.

Mbledhja e komisionit u zhvillua online, me pjesëmarrjen vetëm të deputetëve të PS./ ZËRI

Poll

MOS HUMB