TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa momente nga samiti i NATO-s, i zhvilluar ditën e djeshme në Ankara të Turqisë.
Në postimin e tij, Rama ka publikuar një seri fotografish ku shfaqet krah disa prej liderëve të vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Mes liderëve me të cilët është fotografuar kryeministri Rama, janë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, kryeministri britanik Sir Keir Starmer, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.
Samiti i NATO-s mblodhi liderët e vendeve anëtare për të diskutuar mbi çështje të rëndësishme, siç është lufta në Ukrainë. Samiti dy ditor u zhvillua në Ankara të Turqisë. Ndërkohë, samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Tiranë, gjë të cilën e konfirmoi ditën e djeshme edhe sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte./ZËRI