Politikë

KQZ u jep mandatin deputetëve të qarqeve Kukës, Korçë, Lezhë e Gjirokastër

Kjo lëvizje vjen pasi Kolegji Zgjedhor certifikoi zgjedhjet në këto 4 qarqe.

k.m.
KQZ u jep mandatin deputetëve të qarqeve Kukës,
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u ka dhënë mandatet e deputetëve sot kandidatëve të zgjedhur më 11 maj në qarqet Kukës, Korçë, Lezhë e Gjirokastër. Kjo lëvizje vjen pasi Kolegji Zgjedhor certifikoi zgjedhjet në këto 4 qarqe. Partia Socialiste në Kukës ka fituar 1 mandat, në Korçë, 6 mandate, në Lezhë 3 mandate dhe Gjirokastër, 3 mandate. Nga ana tjetër, Partia Demokratike-ASHM në Kukës ka fituar 2 mandate, në Korçë 4, në Lezhë 4 dhe Gjirokastër 1 mandat. Nga ana tjetër, rezultati në qarkun Elbasan nuk është certifikuar ende. 

Shpërndarja e mandateve:

Kukës

PD-ASHM – 2 mandate

Flamur Hoxha
Isuf Çelaj

PS – 1 mandat

Eduard Shalsi

Korçë

PS – 6 mandate

Niko Peleshi
Romina Kuko
Genti Lakollari
Ilirian Pendavinji
Bledi Çomo
Besa Spaho
PD-ASHM – 4 mandate

Ivi Kaso
Ledina Alolli
Bledjon Nallbati
Fidel Kreka

Lezhë

PD-ASHM – 4 mandate

Agron Gjekmarkaj
Elda Hoti
Gjin Gjoni
Kastriot Piroli

PS – 3 mandate

Ulsi Manja
Ermal Pacaj
Marjeta Neli

Gjirokastër

PS – 3 mandate

Mirela Furxhi
Termet Peci
Piro Dhima

PD-ASHM -1 mandat

Tritan Shehu

Ndërkohë që çështja është ende në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, pasi ende po rinumërohen votat e qarkut Tiranës. Po ashtu, për t'u rinumëruar janë edhe qarqet e Fierit dhe Durrës./ZËRI

Poll

MOS HUMB