Politikë

PD kërkoi pavlefshmëri të zgjedhjeve në Dibër, Berat e Shkodër- Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimet

Kolegji vendosi të mos e pranojë kërkesën, duke lënë në fuqi rezultatin e shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

F.I
PD kërkoi pavlefshmëri të zgjedhjeve në Dibër, Berat e
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ankimin e Partisë Demokratike për qarqet Berat, Dibër e Shkodër, ku opozita kërkonte shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve të 11 majit.

PD kërkonte pavlefshmërinë e tabelës përfundimtare të rezultatit, duke pretenduar se procesi zgjedhor ishte i manipuluar dhe i ndikuar në mënyrë të paligjshme nga pushteti. Por Kolegji vendosi të mos e pranojë kërkesën, duke lënë në fuqi rezultatin e shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Më 26 qershor, Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë edhe ankimimin e Partisë Demokratike për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Vlorës./ZËRI

Poll

MOS HUMB