Politikë

Sulmet e Iranit, Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve: Tregoni kujdes!

Në njoftimin zyrtar, Ministria e Jashtme nënvizon rëndësinë e vigilencës, për shkak të rreziqeve në rritje në Katar, Kuvajt, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ku gjithashtu janë të vendosura ambasadat e Shqipërisë.

k.m.
Sulmet e Iranit, Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve: Tregoni kujdes!
Foto ilustruese

TIRANË- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka këshilluar qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në vendet e Gjirit Persik të tregojnë kujdes të shtuar sa i përket tensioneve në Lindjen e Mesme. Në njoftimin zyrtar, Ministria e Jashtme nënvizon rëndësinë e vigilencës, për shkak të rreziqeve në rritje në Katar, Kuvajt, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ku gjithashtu janë të vendosura ambasadat e Shqipërisë.

Njoftimi i plotë:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këshillon qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në vendet e Gjirit Persik, të ndjekin njoftimet e autoriteteve vendase, të tregojnë kujdes të shtuar dhe të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore.

Për çdo informacion, emergjencë ose ndihmë, qytetarët mund të kontaktojnë në: AMBASADA SHQIPTARE NË KATAR

Email: [email protected]

Tel: +974 77180778

AMBASADA SHQIPTARE NË KUVAJT

E-mail: embassy.kuë[email protected]

Tel: +965 2524 0627

AMBASADA SHQIPTARE NË ARABI SAUDITE

Email: [email protected]

Tel: +966501422449

AMBASADA SHQIPTARE NË EMIRATET E BASHKUARA ARABE

Email: [email protected]

Tel: +971 50 980 7881

Tashmë Irani dhe Izraeli kanë vendosur armëpushim. Armëpushimi vjen pasi SHBA-ja i goditi centralet bërthamore të Iranit dhe Teherani u përgjigj duke sulmuar bazën ajrore amerikane në Katar. Situata në Lindje të Mesme është e tensionuar prej sulmit të befasishëm të Izraelit në qendra bërthamore dhe ushtarake të Iranit më 13 qershor. Izraeli ngul këmbë se Irani nuk mund të ketë armë bërthamore sepse ia rrezikon ekzistencën. Teherani pohon se programin bërthamor e ka vetëm për qëllime paqësore. Irani është hakmarrë me sulme raketore në Izrael dhe në shkëmbim e sipër të raketave janë vrarë dhe plagosur banorë të të dyja shteteve./ZËRI

Poll

MOS HUMB