
TIRANË- Kur na ndajnë më pak se dy javë nga zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen në Bashkinë e Himarës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije dhe partitë politike që janë regjistruar zyrtarisht. Në zgjedhje do të marrin pjesë 11 parti politike, të cilat janë konfirmuar në mbledhjen e sotme nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi. Në fletë votim do të listohen forcat politike e mëposhtme:
Partia Demokratike
Partia Socialiste
Partia e Lirisë
Partia Republikane
PBDNJ
Partia Demokristiane
Fryma e Re Demokratike
Balli Kombëtar
Partia Agrare Ambjentaliste
Balli Kombëtar Demokrat
Bashkimi Demokrat Shqiptar
Kreu i KQZ-së regjistroi dhe PD-në e përfaqësuar nga Sali Berisha, ndërkohë që Lulzim Basha, tashmë i mbetur pa vulë nuk ka bërë asnjë iniciativë për të marrë pjesë në këto zgjedhje. Përveç 11 partive, në garë do të jenë edhe 2 kandidatë për kryebashkiak, Vangjel Tavo nga socialistët, dhe Petro Gjikuria nga opozita. Të dy ata i përkasin minoritetit grek në Shqipëri, ndërsaa gara në Himarë, mbahet në kulmin e tensioneve që pasuan arrestimin e Fredi Belerit. /ZËRI