Politikë

21 janari në SPAK/ Braçe: Krim shtetëror i organizuar, ka prova të reja nga dëshmitarët

Sipas tij SPAK duhet të bëjë thirrje për ata që zotërojnë prova për të bashkëpunuar dhe tu bëj thirrje disa personave që kane qenë personazhe kyç që të bëjnë bashkëpunëtorin e drejtësisë.

f.t
21 janari në SPAK/ Braçe: Krim shtetëror i organizuar, ka prova
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka momentuar dosjen e 21 janarit dhe nisjen e hetimeve nga SPAK. Braçe i ftuar në Report Tv, thotë se SPAK duhet të bëjë një hetim gjithëpërfshirës për vrasjet e 21 janarit, duke e cilësuar një krim shtetëror të organizuar. Deputeti socialist shprehet se ka dëshmitarë dhe prova të reja për 21 janarin, që nuk janë depozituar se s’kanë pasur besim te drejtësia e asaj kohe. Sipas tij SPAK duhet të bëjë thirrje për ata që zotërojnë prova për të bashkëpunuar dhe tu bëj thirrje disa personave që kane qenë personazhe kyç që të bëjnë bashkëpunëtorin e drejtësisë.

Erion Braçe: Jemi 13 vite me vonesë, ky proces që po ndodh sot, nisja e hetimeve për krimin shtetëror të organizuar në 21 janar duhej të kishte ndodhur 13 vitet e shkuara. Duhej që prokuroria e asaj kohe dhe gjithë institucionet duhej ta kishin kryer atë hetim në atë kohë. Tani po veprojmë në bazë të vendimet të Strasburgu. Gjykata e Lartë ka vendosur mbi atë vendim. Për mua do të thotë fund, unë kam folur për 13 vite me radhë dhe kam kërkuar këtë që po ndodh. Sa kohë që kjo çështje është në SPAK, një organ i drejtësisë së re, tani u takon prokurorëve dhe dëshmitarëve të flasin për ngjarjen. Jo vetëm kësaj gruaje që është një luftëtare, nëse çështja ka mbërritur sot në SPAK i dedikohet asaj dhe vajzës së saj, që s’janë tërhequr nga beteja për drejtësi. Kam parasysh si dëshmitar të gjithë ata që zotërojnë prova ende. Ka shumë njerëz që kanë dëgjuar, regjistruar, që për vite me radhë kanë administruar prova të rëndësishme që do i nxjerrin pjesë-pjesë. Do duhet që SPAK  të demonstrojë vullnet dhe të ngjallë besueshmëri tek të gjithë ata që kanë zotëruar provat. Të bëjë thirrje për ata që zotërojnë prova për të bashkëpunuar dhe tu bëj thirrje disa personave që kane qenë personazhe kyç që të bëjnë bashkëpunëtorin e drejtësisë.

Ndërkohë sot në SPAK, prokurorët e posaçëm kanë pyetur për disa orë këtë të hënë, familjarët e një prej protestuesve të vrarë, Aleks Nika. E veja e të ndjerit tha shkurtimisht për mediat se kishte dorëzuar në prokurori prova të reja, por ende nuk kanë dhënë audiopërgjimin, ku pretendohet se është dhënë urdhri për vrasjen. Nga ana tjetër xhaxhai i të ndjerit tha se familja ka besim te SPAK.

Çfarë ndodhi më 21 janar?

Një protestë e thirrur nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë doli jashtë kontrollit dhe do të përfundonte me vrasjen e Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës para Kryeministrisë, pas të shtënave me armë zjarri ng Garda e Republikës. Partia Demokratike, në qeveri do e cilësonte tubimin si grusht shtetit dhe krim shtetëror. Nga 2011 deri më sot, dosja e 21 janarit është ende në gjykatë. Në lidhje me ngjarjen u morën të pandehur Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Familjarët e viktimave prej 13 vitesh kërkojnë drejtësi ndërsa akuzat politike rishfqen para çdo fushate elektorale./ZËRI

Poll

MOS HUMB