Politikë

Zgjedhjet në Himarë/ Afati mbaroi, 11 parti bëjnë kërkesë në KQZ për regjistrim

Me regjistrimin e partive dhe kandidatëve, në 27 korrik nis zyrtarisht dhe fushata zgjedhore.

f.t
Zgjedhjet në Himarë/ Afati mbaroi, 11 parti bëjnë
foto ilustruese

HIMARË-Në datën 4 gusht do të mbahen zgjedhjet për Bashkinë e Himarës, e cila ende nuk ka një kryebashkiak. Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti "hapur dyert" deri në orën 16.00 të pasdites për partitë që donin të regjistroheshin për zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale që do të mbahen në Bashkinë e Himarës. Në përfundim janë 11 parti që kanë bërë kërkesë për regjistrim në KQZ, duke filluar nga Partia Socialiste, Partia Demokratike, Partia e Lirisë dhe PBDNJ. Me regjistrimin e partive dhe kandidatëve, në 27 korrik nis zyrtarisht dhe fushata zgjedhore.

Partia Socialiste do të kandidojë e vetme me kandidatin e saj, Vangjel Tavo, ish-Prefekti i Vlorës. Ndërkohë, Partia Demokratike do të futet në këto zgjedhje me koalicion, që do i prijë vete, tashmë që ka marrë dhe ligjërisht vulën dhe logon e partisë me vendim të Gjykatës së Apelit dhe pjesë e së cilës janë aleatët e saj opozitar, të cilët do të mbështesin, Petro Gjikurinë.

Lista e partive:

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS);
Partia e Lirisë (PL);
Partia Republikane (PR);
Partia Demokristiane (PDK);
Partia Balli Kombëtar (PBK);
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ);
Fryma Re Demokratike (FRD);
Partia Demokratike (PD);
Partia Agrare Ambjentaliste (PAA);
Partia Balli Kombëtar Demokrat (PBKD);
Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar (PBDSH).

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të premten e 12 Korrikut që ti hiqte përfundimisht mandatin e kryebashkiakut të Himarës Fredi Belerit. Vendimi u dha dhe në prani të këtij të fundit, i cili u shoqërua në ambientet e KQZ me policë. Pas vendimit të marrë nga KQZ, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi datën 4 gusht si ditën ku do të mbahen zgjedhjet e reja. Pas negociatave mes PBDNJ dhe Partisë Demokratike është rënë dakord që opozita të garojë për Bashkinë Himarë me emrin e biznesmenit shqiptaro-amerikan, Petro Gjikuria. Ndërsa PS do të garojë me ish-Prefektin e Vlorës, Vangjel Tavo./ZËRI

Poll

MOS HUMB