Politikë

Zgjedhjet në Himarë/ Sot në orën 16:00 mbaron afati! 8 parti në garë, PS e vetme, PD me koalicion opozitar

Partia Socialiste do të kandidojë e vetme me kandidatin e saj, Vangjel Tavo, ish-Prefekti i Vlorës. Ndërkohë, Partia Demokratike do të futet në këto zgjedhje me koalicion, që do i prijë vete, tashmë që ka marrë dhe ligjërisht vulën dhe logon e partisë me vendim të Gjykatës së Apelit dhe pjesë e së cilës janë aleatët e saj opozitar, të cilët do të mbështesin, Petro Gjikurinë. 

k.m.
Zgjedhjet në Himarë/ Sot në orën 16:00 mbaron afati! 8 parti
Foto ilustruese

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban "hapur dyert" deri në orën 16.00 të pasdites së sotme për partitë që duan të regjistrohen për zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale që do të mbahen në Bashkinë e Himarës. Deri më tani, janë regjistruar për t'u futur në zgjedhjet 8 forca politike, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS), Partia e Lirisë (PL), Partia republikane (PR), Partia Demokristiane (PDK), Partia Balli Kombëtar (PBK), Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Fryma Re Demokratike (FRD) dhe Partia Demokratike e Shqipërisë (PD). 

Partia Socialiste do të kandidojë e vetme me kandidatin e saj, Vangjel Tavo, ish-Prefekti i Vlorës. Ndërkohë, Partia Demokratike do të futet në këto zgjedhje me koalicion, që do i prijë vete, tashmë që ka marrë dhe ligjërisht vulën dhe logon e partisë me vendim të Gjykatës së Apelit dhe pjesë e së cilës janë aleatët e saj opozitar, të cilët do të mbështesin, Petro Gjikurinë. 

Lista e partive që kanë depozituar kërkesën për tu regjistruar në zgjedhjet e Himarës

1.    Partia Socialiste e Shqipërisë (PS);
2.    Partia e Lirisë (PL);
3.    Partia republikane (PR);
4.    Partia Demokristiane (PDK);
5.    Partia Balli Kombëtar (PBK);
6.    Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ);
7.    Fryma Re Demokratike (FRD);
8.    Partia Demokratike (PD)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të premten e 12 Korrikut që ti hiqte përfundimisht mandatin e kryebashkiakut të Himarës Fredi Belerit. Vendimi u dha dhe në prani të këtij të fundit, i cili u shoqërua në ambientet e KQZ me policë. Pas vendimit të marrë nga KQZ, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi datën 4 gusht si ditën ku do të mbahen zgjedhjet e reja. Pas negociatave mes PBDNJ dhe Partisë Demokratike është rënë dakord që opozita të garojë për Bashkinë Himarë me emrin e biznesmenit shqiptaro-amerikan, Petro Gjikuria. Ndërsa PS do të garojë me ish-Prefektin e Vlorës, Vangjel Tavo./ZËRI

Poll

MOS HUMB