Politikë

"Manipulim elektoral", Omonia: Certefikatat e pronësisë të shpërndara nga Vangjel Tavo janë false!

"Omonia" pretendon se shpërndarja e vërtetimeve të pronësisë për shtëpitë e vjetra banorëve dhe votuesve himariotë është gënjeshtra e radhës.

f.t
"Manipulim elektoral", Omonia: Certefikatat e pronësisë
FOTO ILUSTRUESE

HIMARË-Bashkimi demokratik i minoritetit grek, "Omonia" ka denoncuar se certifikatat e pronësisë që jep kryeministri Edi Rama në Himarë janë letra fallco. "Omonia" pretendon se shpërndarja e vërtetimeve të pronësisë për shtëpitë e vjetra banorëve dhe votuesve himariotë është gënjeshtra e radhës e pushtetit të kalbur e të korruptuar për të mashtruar votuesit himariotë.

Më tej në njoftim thuhet se shtëpitë e himariotëve ndodhen aty prej qindra vitesh dhe kandidati Vangjel Tavo nuk mund ti vendosë në dyshim. Në shkrim thuhet se aleanca e Hajdutëve për bashkinë Himare u pa dhe u provua nga suporti I lalit të Tiranës të ardhur në Jalë për ti vënë syrin pronave të Himarioteve autoktone. 

Deklarata për shtyp e Omonias:

OMONIA Himare denoncon sot me vendosmeri dhe i ben me dije opinionit publik dhe votuesve se shperndarja e vertetimeve te pronesise per shtepite e vjetra banoreve dhe votuesve Himariote eshte genjeshtra e rradhes e pushtetit te kalbur e te korruptuar per te mashtruar votuesit Himariote. Keto vertetime pronesie te shperdara nga Kandidati qe ka kapercyer 3 here ylberin ne politike vetem e vetem qe te jete brenda ne “tepsi” jane fiks si jeta e tij politike, nje miks mashtrimesh e premtimesh te pa mbajtura. Keto vertetime pronesie nuk jane certifikata pronesie, jane letra fallco! Keto vertetime te leshuara ne prag zgjedhjesh jane gjithashtu vepra penale ne seri, ndikim i paligjeshem ndaj zgjedhesve dhe manipulim i elektoratit. Keto vertetime pronesie per shtepite e vjetra jane nje fllucke elektorale. Shtepite e Himarioteve jane aty prej qindra vitesh. Ska Zot ti luaje nga vendi e ska Tave Pushteti qe ti ve ne dyshime! Pushteti dhe Kandidati “fake” te ndajne certifikatat e pronave te Himarioteve qe ne fakt deri tani nuk kan dhen asnje. Te deklarojne qe sjane vegla te Oligarkeve, qe me urdherin e tyre hapin porten e Kakomese per ta mbyllur prape ne daten 5 Gusht! Aleanca e Hajduteve per Bashkine Himare u pa dhe u provua nga suporti I lalit te Tiranes te ardhur ne Jale per ti vene syrin pronave te Himarioteve autoktone! Ky eshte modeli …. Hajduti suporton genjeshtarin! Himariote, mos harroni !! Keta hajdute nuk thone genjeshtra! Keta jane vete genjeshtra! Ju po e shihni vet me ke po dalin te bejne fushate e te kerkojne vota!

"Manipulim elektoral", Omonia: Certefikatat e pronësisë
DEKLARATA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të premten e 12 Korrikut që ti hiqte përfundimisht mandatin e kryebashkiakut të Himarës Fredi Belerit. Vendimi u dha dhe në prani të këtij të fundit, i cili u shoqërua në ambientet e KQZ me policë. Pas vendimit të marrë nga KQZ, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi datën 4 gusht si ditën ku do të mbahen zgjedhjet e reja. Kandidatët për kryetar bashkie në Himarë janë ish-prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo dhe kandidati i opozitës Petro Gjikuria./ZËRI

Poll

MOS HUMB