Politikë

8 vite nga Reforma në Drejtësi, Ambasada e SHBA: Po jep rezultate, proces i pakthyeshëm

Ambasada thekson se SHBA do të vazhdojë të mbështesë institucionet e drejtësisë në luftën kundër korrupsionit.

f.t
8 vite nga Reforma në Drejtësi, Ambasada e SHBA: Po jep rezultate,
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Ambasada Amerikane në Tiranë në 8 vjetorin e miratimit të amendamenteve kushtetuese që i hapën rrugën Reformës në Drejtësi theksoi se kjo e fundit po jep rezultate. Ambasada thekson se SHBA do të vazhdojë të mbështesë institucionet e drejtësisë në luftën kundër korrupsionit.

“Në këtë përvjetor të tetë të miratimit njëzëri të amendamenteve kushtetuese që i hapën rrugën reformës në drejtësi, ne përgëzojmë popullin shqiptar për mbështetjen e tij në zbatimin e saj të pakthyeshëm. Siç e kemi thënë gjatë gjithë kohës, reforma në drejtësi nuk do të ishte e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por ajo po jep rezultate dhe po e bën Shqipërinë një demokraci më të fortë. Ne jemi krenarë që kemi qëndruar me popullin e Shqipërisë në këtë përpjekje të vështirë dhe të guximshme. Do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë institucioneve të drejtësisë dhe qytetarëve të Shqipërisë, teksa ata vazhdojnë të bëjnë përparim në luftën kundër korrupsionit dhe sjelljen e Shqipërisë më pranë bashkësisë euro-atlantike të kombeve”, shkruhet në postim.

Poll

MOS HUMB