
TIRANË- Komisioni i Ekonomisë miratoi projektbuxhetin e vitit 2024. Projektbuxheti do votohet në parlament në 7 dhjetor. Gjatë takimit u miratua rritja e buxheti me 1.1 mld lekë. Ndërkohë shtesat e stafit janë 63 punonjës të ri në institucionet publike.
Në total janë pranuar 19 kërkesa të institucioneve për shtim buxheti dhe 2 kërkesa për shtesa punonjësish pa ndikim në rritjen e fondeve. Më shumë fonde u vendosën për burgjet, sigurinë kibernetike e institucionet e drejtësisë.
Ditën e sotme Komisioni i Ekonomisë miratoi 3 projektligjet e paketës fiskale. U miratua projektligji për taksat kombëtare, ku rritja hyn në fuqi në korrik 2026 dhe dhe jo në 1 janar 2024. Ndërkohë është miratuar projektligji për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë dhe Projektligji për akcizat në Republikën e Shqipërisë. Projektligji për TVSH, propozimi i deputetit të PS-së Erion Braçe, u shty për tu votuar javën tjetër.
Kujtojmë se në seancën plenare në 20 Nëntor, projekt buxheti u miratua mes tymueseve, karrigeve të mbledhura në Foltoren e Kuvendit. Gjithsesi PS miratoi projektligjin më të rëndësishëm atë të pr/buxhetit 2024. Seanca ka zgjatur më pak se 5 minuta për shkak të skenarit të kaosit që deputetët e opozitës ishin të vendosur për të mos lejuar zhvillimin normal./Zëri.ai