Politikë

Marrëveshja për emigrantët, debate në Këshillin Bashkiak të Lezhës

Sipas opozitës ka mungesë transparence për këtë marrëveshje, si dhe cënon rendin dhe sigurinë.

k.m.
Marrëveshja për emigrantët, debate në Këshillin
Foto ilustruese

LEZHË- Marrëveshja për emigrantët me Italinë ka ngjallur debate në Këshillin Bashkiak të Lezhës. Opozita ka përsëritur edhe njëherë shqetësimet e saj por kësaj here ka marrë një përgjigje nga kundërshtarët e tyre politikë.

"Mos përhapni panik për arsye politike,"-mësohet se i janë drejtuar të zgjedhurit e maxhorancës.

Sipas opozitës ka mungesë transparence për këtë marrëveshje dhe cënon rendin dhe sigurinë. Marrëveshja parashikon ndërtimin e kampeve në Shqipëri për emigrantët afrikanë që mbërrijnë në Itali ka sjellë shumë reagime. Kampet e refugjatëve do të ndërtohen në zonën e Gjadrit në Lezhë. Edhe banorët e zonës janë kundër kësaj marrëveshje dhe herë pas here po dalin në protestë.

Giorgia Meloni dhe Edi Rama nënshkruan një marrëveshje për emigrantët në 6 nëntor. Italia do të ndërtojë dy qendra në Shqipëri për të pritur emigrantët, që arrijnë në BE përmes detit. Marrëveshja do të zgjasë 5 vjet, por mund të shtohet edhe me 5 vite të tjera. Gjithashtu për të pritur emigrantët do të ndërtohet vetëm një qendër. Porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë./Zëri.ai

 

Poll

MOS HUMB