
EMIRATET E BASHKUARA ARABE- Kryeministri i vendit Edi Rama ndodhet sot në Emiratet e Bashkuara Arabe. Rama do të jetë pjesëmarrës në Samitin Botëror të Klimës, COP28.
Rama ka ndarë një video, në “Facebook”, të momentit të mbërritjes në Dubai ku edhe është pritur nga Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, President i EBA dhe Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në Samitin e Ndryshimeve Klimatike.
Samiti i Klimës që kësaj radhe mbahet në Emiratet Arabe, do të vlerësojë progresin që prej Marrëveshjes së Parisit, ku liderët botërorë u dakordësuan për të marrë masa ndaj kërcënimeve të ndryshimeve klimatike. Në varësi të këtij progresi, në samitin COP28 do të diskutohen masat që duhet të ndërmerren nëse është e nevojshme.