Politikë

Socialistët dorëzojnë në Kuvend ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore

Në fjalën e saj Felaj tha se ndryshimet ligjore synojnë që të bëjnë të qartë ndarjen e qartë mes pushteteve

E.K
Socialistët dorëzojnë në Kuvend ndryshimet në ligjin
Ermonela Felaj

TIRANË- Partia Socialiste ka dorëzuar në Kuvend propozimet e njëanshme për të ndryshuar ligjin për komisionet hetimore, në kulmin e përplasjeve me opozitën, pikërisht për refuzimin që i është bërë ngritjes së tyre.

Deputetja Ermonela Felaj, që është dhe propozuesja e kësaj nisme, tha se opozita ka refuzuar që të bashkëpunëojë për hartimin e këtij projektligji, që sipas saj kërkon që Kuvendi të mos cënojë punën e organeve të drejtësisë.

Sipas Felajt, ligji për komisionet hetimore është miratuar 21 vite më parë dhe tashmë kishte ardhur koha për t’u rinovuar, me fokus ndarjen e pushteteve. Ndryshimet në ligjin për komisionet parlamentare u njoftuan pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama.

“Thirrja jonë ka rënë në vesh të shurdhët, ne jemi munduar që të sjellim një produkt të plote pune, ku sjellim të gjitha vendimet e dhëna nga Gjykata Kushtetuese. Ligji për komisionet hetimore është i para 21 viteve. Kemi marrë praktikat më të mira të ligjeve në vendet perëndimore. Edhe pse ligji nuk është gjetur antikushtetues, praktika ka treguar se ka pasur probleme në punimet e komisioneve.

Ka pasur situate të ngarkuara që kanë vënë në ngërç punën e komisioneve. Secila palë ka pasur raporte të ndryshme, në fund të komisioneve parlamentare. Qëllimi i këtyre komisioneve ishte që çështjet të kenë një rëndësi të veçantë, dhe të kenë një fokus të gjerë të interesit publik. Koha nuk pret, puna e komisioneve në shumë raste ka dalë jashtë kornizave kushtetuese”, u shpreh Felaj.

Felaj tha se duke iu referuar ligjit gjerman, një dëshmitar i drejtësisë nuk mund të merret në pyetje në Komisionet Hetimore Parlamentare pa marrë më parë miratimin e prokurorit të çështjes. Deputetja socialiste tha se me ndryshimet ligjore, kufizohet targeti i Kuvendit që sipas saj në disa raste cënon punën e sistemit të drejtësisë.

“Në pyetjen e dëshmitarëve, janë sanksionuar në Kodin e procedurës penale, të cilat nuk janë marrë asnjëherë parasysh në punën e Komisioneve Hetimore. Nuk ka rregulla të reja, ka një risjellje të atyre rregullave në ligj. Shembulli që unë mora, është në rastin kur Parlamenti dhe Prokuroria kanë hetime në të njëjtën kohë. Për çdo komision hetimor, çdo person që do të dëshmojë është një dëshmitar. Nga ana tjetër këto persona, kanë disa detyrime, që është sekreti hetimor. Dalja e të dhënave në publik e dëmton procesin”, tha Felaj.

Felaj tha se nuk do të ketë ndryshime në numrat dhe në balancën e komisioneve hetimore, të cilat do të drejtohen nga pala që ka kërkuar hetimin parlamentar, ndërsa shumica i takon palës tjetër.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB