Politikë

A është mosbindja civile thirrje për kaos? Berisha: Lëvizje që s’është parë ndonjëherë

Berisha nuk dha detaje se si do të zbatohet plani i tij për mosbindje civile

E.K
A është mosbindja civile thirrje për kaos? Berisha: Lëvizje
Sali Berisha ne konference

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur në lidhje me zhvillimet e fundit që e presin opozitën, nga Kuvendi i 2 Dhjetorit i thirrur prej tij, te thirrja për drejtuesit e degëve lokale të PD-së që të nisin mosbindjen civile.

Berisha u pyet nga gazetarët nëse ndjente ndonjë lloj emocioni për votëbesimin që e pret në Kuvendin e 2 Dhjetorit, ndërkohë që hoqi çdo përgjegjësi nga humbja e zgjedhjeve lokale të Majit, duke thënë se votat u vodhën dhe u tjetërsuan.

Berisha la të hapur thirrjen që në Kuvendin e 2 Dhjetorit të marrin pjesë dhe deputetët pranë grupit të Bardhit.

Sa i takon mosbindjes civile, për të cilën Berisha ka kërkuar mobilizim në të gjithë vendin, ish-kryeministri tha se ajo do të jetë një lëvizje që se ka parë ndonjëherë më parë Shqipëria.

Pjesë nga pyetje përgjigjet:

A ju shkakton ndonjë emocion data 2 Dhjetor, ku do të vetëbesoheni nga demokratët?

Berisha: Jam besimplotë unë te demokratët, dhe i vendosur që të respektoj çdo zgjedhje të tyre

A keni ju faj për humbjen e zgjedhjeve të 14 Majit?

Berisha: Për vjedhjen e zgjedhjeve të 14 Majit, në ligj dhe në moral mban përgjegjësi vetëm ai që vjedh. Zgjedhjet nuk janë dita ku tregohet forca. Sali Berisha mban përgjegjësi për ndonjë dobësi që mund të ketë pasur gjatë fushatës, por jo përgjegjësi për vjedhjen nuk ndjen Sali Berisha. Prandaj jemi në këmbë! Janë të ftuar pa përjashtim të gjithë deputetët, nëse vijnë janë të mirëpritur.

Ju keni folur për mosbindje civile, çfarë do të thotë kjo, a është një thirrje e Sali Berishës për të krijuar kaos?

Berisha: Është një thirrje e Sali Berishës për të përmbysur narkodiktaturën që ka kaluar në format më ekstreme, të këtij pushteti që ka krijuar grusht shteti brenda shtetit. Nuk e ka bërë për të marrë presidencën dhe gjyqesorin, se atë e ka në kontroll të plotë. E ka bërë për të marrë nën kontroll të drejtat e opozitës. Lëvizja këtë herë do të jetë si ato që nuk ka parë ndonjëherë vendi, grushti i shtetit duhet të anulohet me të gjitha mjetet.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB