Politikë

Debat te 'Ekonomia'/ 4 mld lekë për fasonët. Braçe: Hi syve! Ligji i ri i Turizmit s’e frenon evazionin

Braçe kërkoi një analizë për humbjet që ka buxheti nga evazioni.

f.t
Debat te 'Ekonomia'/ 4 mld lekë për fasonët.
Komisioni i Ekonomisë

TIRANË-Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë të mbajtur online u diskutua rishikimi i buxhetit.  Pjesë e ndryshimeve janë rritja e shpenzimeve, por edhe fondi për garanci sovrane për fasonët. 4 miliardë lekë do të shkojnë në ndihmë të tyre për të përballuar edhe humbjet nga luhatja e Euro-s në kursin e këmbimit. Parashikohet gjithashtu edhe financimi i task forcës për mbrojtjen dhe zhvillimin e mjedisit. Në këtë pikë u ngrit si shqtësimi për ligjin e ri të turizmit, për vendosjen e çmimeve të referencës për strukturat akomoduese.

Erion Braçe kërkoi një analizë për humbjet që ka buxheti nga evazioni. Ministria e Turizmit dhe ajo e Financave synojnë të përcaktojnë një numër dhomash të shfrytëzueshme për strukturat akomoduese për periudha të ndryshme, për të marrë më pas prej tyre detyrimin tatimor, por sipas deputetit Erjon Braçe, zgjidhja kundër informalitetit nuk vjen nga referenca, por duke bërë funksional sistemin e fiskalizimit. 

Braçe: Ne kemi regjistruar rënie të konsumit, në korrik gusht dhe shtator, e beson njëri këtë, natyrisht që jo. A e dini që në Sarandë keni apartamente që jepen me qira ditore deri 1200 euro dhe i keni në Booking, ca bëjmë ne? I kënaqemi faktit që pronari i apartamentit merr ato para? Ca është kjo? Është me të hedhur hi syve. Një restorant që i ndërron 3 herë tavolinat mes drekës në Dhërmi, mendoni se duhet të rrimë të presim që të dali nga biznesi i vogël dhe të shkojë aty ku është? Kjo duket me sy. E nëjta gjë është te ndërtimi. E keni rrugës. Poshtë në jug ka një tabelë të madhe, kompania filan zotëron 1 miliradë euro pasuri të patundshme për shitje. Sa paguan ky? E keni tabelën në mes të rrugës, më vret sytë. Se e bukur. Sa paguan ky kur shet? Qiradhëniet?
E dini që këto grumbujt e vilave që kanë sajuar këtë skemën e dhënies me ditë gjatë sezonit veror me qira për 10, 15 ditë e me radhë I keni jashtë skemës së tatimeve. I organizon administrator I grumbullit të vilave  procesin, dhe unë që jam blerës arkëtoj para që I ndaj me adminsitratorin por tatime paguaj zero. Zbrisni nga qafa e llogarasë e merrni me radhë, shikoni cfarë parash e madhe qarkullon në këtë formë. Po qeveria, shteti, buxheti cfarë merr? Merr vilën.

Shalsi: Kontrolli i informalitetit ka nevojë për instrumenta të zgjuar. Kam merakun nga informaliteti i disa restoranteve do të vazhdojë kontrolli i tatimeve që mësyjnë nga dritarja e anash, kontrolle fizike që përvecse terrorizojnë turistët nuk sjellin ndonjë gjë. Mekanizmat e monitorimit inteligjent të veprimtarimve qoftë restoranteve e hotelerieve duhet të sofistikohen.

Braçe: Nuk fola për këto. Jam që sistemi I fiskalizimit që e kemi mburrur pa fund të funskionojë. Mbi të gjitha të funksionojë analizat e të dhënave. Më rezulton se nuk bnëhen fare analizat se po të bëhej gjërat ia bëjnë MU! Po të bëhej analiza nuk do të thoshim sa evasion ka por do të kishim adresuar problemin dhe arkëtuar paratë që menaxhojnë sistemin.

Evazioni në turizëm nuk prek vetëm hotelerinë, por edhe strukturat e tjera të shërbimit. Në përfundim, palët shtuan se akti normativ erdhi edhe si domosdoshmëri e ndarjes së Ministrisë së Financave nga ajo e Ekonomisë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB