Politikë

Komisioni hetimor për fluturimet e Ramës jashtë vendit dështoi, Bardhi i kërkon llogari qeverisë

PD kërkoi që fluturimet e kryeministrit Edi Rama të hetoheshin në Komision Parlamentar

E.K
Komisioni hetimor për fluturimet e Ramës jashtë vendit
Gazment Bardhi dhe Edi Rama

TIRANË- Pasi dështoi që fluturimet e kryeministrit Edi Rama jashtë vendit të ishin subjekt i hetimit në Komisionet Parlamentare, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ka kërkuar Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare informacion mbi lëvizjet e kreut të qeverisë.

Përmes një shkrese zyrtare, Bardhi kërkon të dijë listën e plotë të udhëtimeve të Ramës, koston e tyre si dhe kopje të marrëveshjes që Qeveria shqiptare ka nënshkruar me “Air Albania” shpk, nga e cila përfiton udhëtimet me charter Kryeministri Rama.

Sipas Bardhit, në shkresën që mban datën 19 Mars, institucionet e kanë për detyrë që të informojnë deputetët për të dhënat që ata kërkojnë në harkun kohor të 15 ditëve.

Në letër kreu i grupit të PD ka kërkuar:

1.     Listën e plotë të udhëtimeve jashtë vendit të kryeministrit Edi Rama nga data 15 shtator 2013 deri në datën 1 mars 2024;

2.     Koston për secilin prej këtyre udhëtimeve dhe koston totale të udhëtimeve për periudhën e sipërcituar;

3.     Marrëveshjen e nënshkruar me shoqëria “Air Albania” sh.p.k., listën e plotë të udhëtimeve të kryera në kuadër të kësaj marrëveshjeje dhe kostot e tyre.

Sipas ligjit institucionet e kanë detyrim që të informojnë deputetët për të dhënat e kërkuara brenda 15 ditësh. Kujtojmë këtu që në media dhe nga opozita ka patur akuza se vetëm për 137 fluturime me charter, Kryeministri ka shpenzuar rreth 22 milion euro, edhe pse ai është mbrojtur duke argumentuar që avioni charter i është vënë në dispozicion për promovim nga kompania bazuar në një marrëveshje.

Komisioni hetimor për fluturimet e Ramës jashtë venditKomisioni hetimor për fluturimet e Ramës jashtë vendit

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB