Politikë

PLANI i hetimit për Sterilizimin/ 107 mln lekë pajisje të blera me kredi, qeveria ia dhuroi Rrjepajt përtej kontratës

Po ashtu, theksohet se deri në fund të vitit 2022, koncensionari i Sterilizmit ka marrë rreth 73 milionë euro, thujase 80% të vlerës që duhet të kishte marrë për 10 vite, që do të zgjaste kontrata koncensionare.

E.K
PLANI i hetimit për Sterilizimin/ 107 mln lekë pajisje të blera
Foto ilustruese

TIRANË- Në planin paraprak të Komisionit Hetimor për Koncensionin e Sterilizmit renditen dhe shkeljet që janë bërë nga ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Financave. Sipas një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit pajisjet me vlerë 107 milionë lekë të blera nga Qeveria shqiptare përmes një kredie të Bankës së Këshillit të Europës, i janë dhuruar koncensionarit "Sani Service" pas të cilës ndodhet Ilir Rrjepaj, pa asnjë pagesë apo parashikim në kontratë. Po ashtu thuhet se procedurat e hartimit të këtij tenderi të çojnë në idenë se dhënia e koncensionit ishte e paramenduar.

Po ashtu, theksohet se deri në fund të vitit 2022, koncensionari i Sterilizmit ka marrë rreth 73 milionë euro, thujase 80% të vlerës që duhet të kishte marrë për 10 vite, që do të zgjaste kontrata koncensionare. Sipas planit paraprak të hetimit, kjo dëshmon se vlera reale e këtij koncensioni ka kaluar çdo limit parashikimi duke shteruar buxhetin e Fondit. Kjo sipas Komisionit Hetimor për Koncensionin e Sterilizmit dhe Check-up ka sjellë dëme serioze në Shëndetësi. Pagesat për Sterilizmin kanë zënë 73% të totalit të Koncensioneve në Shëndetësi.

PLANI i hetimit për Sterilizimin/ 107 mln lekë pajisje të blera
Pjesë nga dokumenti

Mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor Parlamentar për Koncensionin e Sterilizimit dhe Check-up u zhvillua me debate dhe përplasje të shumta mes deputetëve të Partisë Socialiste dhe atyre demokratike. Mbledhja ka nisur me debate mes Plarent Ndrecës dhe Albana Vokshit, të cilat vazhduan më pas edhe me Ina Zhupën. Kjo e fundit kërkoi për përjashtimin nga Komisioni të Plarent Ndrecës, duke qenë se ai ka qenë avokat i njërit nga të hetuarit e SPAK (Arben Gjatës) për koncensionet në Shëndetësi. Më pas, Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Albana Vokshi tha se në të ardhmen mes dëshmitarëve që do thirren për të dëshmuar lidhur me hetimin e dy koncesioneve, do jetë edhe kryeministri Edi Rama. Sot, u miratua vetëm sekretari i Komisionit, Klevis Xhoxhi./ZËRI

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB