Politikë

Kërkoi zgjatjen e afateve me 60 ditë/ PS rrëzon Salianjin për 'TIMS', deputeti: Do bëjmë kallëzim penal

Ndërkohë për kreun e komisionit, deputetin demokrat, Ervin Salianji kjo është një taktikë e mazhorancës për ta mbyllur sa më shpejt hetimin, ndërsa paralajmëroi kallëzim penal për këtë çështje.

E.K
Kërkoi zgjatjen e afateve me 60 ditë/ PS rrëzon Salianjin
Ervin Salianji

TIRANË- Partia Socialiste ka hedhur poshtë kërkesën e bërë nga Ervin Salianji për zgjatjen e punës së Komisonit Hetimor për të dhënat e sitemit TIMS me 60 ditë. Në mbledhjen e kësaj të premteje, nënkryetari socialist i komiosnit, Toni Gogu tha se sot përfundojnë afatet e hetimit, ndërsa të martën do të lexohet raporti përfundimtar. Ndërkohë për kreun e komisionit, deputetin demokrat, Ervin Salianji kjo është një taktikë e mazhorancës për ta mbyllur sa më shpejt hetimin, ndërsa paralajmëroi kallëzim penal për këtë çështje. Mbledhja e të martës u vendos me konsesus që të zhvillohet në orën 17:00 për shkak të axhendës së ngjeshur të punës së komisioneve parlamentare.

Debati:

Toni Gogu: Sot të deklarojmë përfundimin e hetimit. Afati përfundon të dielën. Të martën të bëhet leximi i raportit përfundimtar. Sot deklarojmë përfundimin e hetimit, të martën mblidhemi për raportin.

Ervin Salianji: Nuk ju lemë ta kaloni këtë çështje pa raport. Detyra ime është që ky komision të dalë me një raport, ju mund t’i bllokoni hetimet me forcë, por nuk do t’ia arrini. Çështja është si do e bëjnë ekspertët raportin nëse ju nuk i njihni me procesverbalet. Doni të shpëtoni, nuk keni më as justifikimin e tualetit, doni ta mbyllni sa më shpejt. Duke qenë se jemi në pamundësi të ushtrojmë veprimtari, duke qenë se PS dhe deputetët e saj bënë çdo përpjekje për t’iu shmangur përballjes dhe transparencës së zyrtarëve, përpjekje të paimagjinueshme për të mos zhvilluar mbledhjen, do ta bëjmë raportin pavarësisht se ka vetëm 2 ditë kohë…data 21 është afati i fundit, e marta të jetë ditë fundore, nëse ju e keni raportin të gatshëm siç ua kanë sjellë nga Ministria, na e dërgoni se ndoshta biem në dakordësi. Hetimi parlamentar është i cunguar. Votimi 5:4. Ditën e martë çdo lloj cirku do t’i përgjigjemi me kallëzim penal nëse nuk vini në dispozicion procesverbalet e zbardhura…Siç bëtë ndërhyrjen në TIMS në mënyrë të paligjshme, po bëni edhe mbrojtjen këtu në mënyrë të paligjshme.

Nasip Naço: Propozoj që mbledhja të martën të jetë në orën 17.00. Për shkak të agjendës së ngjeshur të komisioneve të Kuvendit. Shpresoj ta merrni parasysh që të mos na akuzoni në këtë drejtim.

Elda Hoti: Shqiptarët e panë që kishte ndërhyrje në TIMS dhe për llogari të kujt ishte bërë.

Ervin Salianji: Atëherë, mbledhja do të jetë ditën e martë, ora 17:00.

Ç'ka ndodhur me sistemin TIMS?

Sulmi i ndodhur në 2022 ndaj sistemit TIMS është marrë përsipër nga një grup i identifikuar si Homeland Justice, i cili, sipas qeverisë shqiptare është i financuar nga Irani. Pikërisht për këto sulme, jo vetëm ndaj TIMS por edhe institucioneve të tjera, kryeministri Edi Rama deklaroi ndërprerjen e marrëdhëneve me Republikën Islamike të Iranit. Pas sulmeve kompania Microsoft që mori pjesë në hetimin e ngjarjes tha se të gjitha zbulimet e saj ishin të lidhura me Iranin. Hetimi i TIMS është paraprirë nga akuza dhe përplasje të ndërsjellëta mes mazhorancës dhe opozitës, ndërsa deputetë demokratë kanë paralajmëruar se të dhënat që do të zbulohet nga Komisioni, do të zbardhin shumë nga lidhjet e ministrave apo zyrtarëve socialistë me elementë të krimit./ZËRI

Poll

MOS HUMB