KONISPOL- Erges Dule, kryetari i Bashkisë së Konsipolit i është drejtuar qytetarëve për "mendim". I vendosur përballë kërkesës së kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e nënkryetarëve dhe drejtuesëve të njësive administrative, Dule është ndër të vetmit e maxhorancës që ka bërë "rezistencë". Dje u zbulua se kryeministri Edi Rama kishte kërkuar dorëheqjen e tij nga posti i kryebashkiakut nëse nuk zbatonte kërkesat e kreut të qeverisë, ndaj edhe Dule është kthyer tek qytetarët që e votuan në krye të "qeverisë" lokale.
Në një koment të gjatë në Facebook, ai thotë se drejtorët e tij kanë bërë një sërë punësh në bashki, por kërkon komentin e qytetarëve për të kuptuar nëse duan largimin e drejtuesëve aktuale apo jo.
“A janë të gjithë punonjësit njësoj të përkushtuar? Po ju them unë që jo. Por punonjësit varen dhe angazhohen nga ai që i drejton. Nëse drejtuesi nuk ka pasionin, dëshirën dhe dashurinë për vendin e vet atëherë dhe punonjësi do bëje aq sa për t’u dukur. Në Konispol ju siguroj se gjenden të gjitha këto dhe çdo ditë bëhet punë. A mjaftojnë këto? Sigurisht që jo. Këtu na duhet ndihma juaj dhe opinioni juaj. Nëse administrata punon mirë dhe është në shërbim të qytetarit ska vend për frikë dhe nuk lëviz asnjë. Opinioni juaj vlen dhe është vlerësimi i performancës për ne. Mos nguroni të shprehni mendimin tuaj per secilin nga punonjësit e bashkisë Konispol, na shkruani për cdo problematikë. Shpresoj që kjo nisëm të vazhdojë në cdo zyrë shteti ku i shërbehet qytetarëve!,"-shkruan Dule.
POSTIMI I PLOTË:
Përshëndetje të gjithëve! Ju falënderoj për interesimin dhe komentet por ju garantoj që nuk ka asnjë debat në lidhje me shkarkimin e administratorëve. Kjo është një nisëm për ripërtëritjen e administratës, për një rritje në cilësinë dhe sasinë e shërbimeve ndaj qytetarëve. Me këtë administratë kemi bërë plot punë të mira për komunitetin, pastrim territori, kanale kullues e vaditës, kemi shuar zjarre, kemi bere ndriçim publik ne 100% të territorit, kemi shtruar rrugë rurale, infrastrukturë bujqësore, kemi bërë projekte, kemi pritur e trajtuar qindra kërkesa/ankesa, kemi asistuar në aplikime të ndryshme e-albania, kemi organizuar aktivitete kulturore, mirëmbajtje rrugë rurale, mirëmbajtje e investime në shkolla etj etj.
Ka akoma për të bërë? Patjetër që po. A janë të gjithë punonjësit njësoj të përkushtuar? Po ju them unë që jo. Por punonjësit varen dhe angazhohen nga ai që i drejton. Nëse drejtuesi nuk ka pasionin, dëshirën dhe dashurinë për vendin e vet atëherë dhe punonjësi do bëje aq sa për t’u dukur. Në Konispol ju siguroj se gjenden të gjitha këto dhe çdo ditë bëhet punë. A mjaftojnë këto? Sigurisht që jo. Këtu na duhet ndihma juaj dhe opinioni juaj. Nëse administrata punon mirë dhe është në shërbim të qytetarit ska vend për frikë dhe nuk lëviz asnjë. Opinioni juaj vlen dhe është vlerësimi i performancës për ne. Mos nguroni të shprehni mendimin tuaj për secilin nga punonjësit e bashkisë Konispol, na shkruani për çdo problematikë. Shpresoj që kjo nisëm të vazhdojë në çdo zyrë shteti ku i shërbehet qytetarëve! Përshëndetje të gjithëve! Ju falënderoj për interesimin dhe komentet por ju garantoj që nuk ka asnjë debat në lidhje me shkarkimin e administratorëve. Kjo është një nisëm për ripërtëritjen e administratës, për një rritje në cilësinë dhe sasinë e shërbimeve ndaj qytetarëve. Kush e ndien veten që mund të bëjë më tepër është i ftuar të aplikojë për këto pozicione pranë sekretarisë se bashkisë Konispol. Me këtë administratë kemi bërë plot punë të mira për komunitetin, pastrim teritori, kanale kullues e vaditës, kemi shuar zjarre, kemi bere ndricim publik ne 100% të teritorit, kemi shtruar rrugë rurale, infrastrukturë bujqësore, kemi bërë projekte, kemi pritur e trajtuar qindra kërkesa/ankesa, kemi asistuar në aplikime të ndryshme e-albania, kemi organizuar aktivitete kulturore, mirmbajtje rrugë rurale, mirmbajtie e investime në shkolla etj etj. Ka akoma për të bërë? Patjetër që po. A janë të gjithë punonjësit njësoj të përkushtuar? Po ju them unë që jo. Por punonjësit varen dhe angazhohen nga ai që i drejton. Nëse drejtuesi nuk ka pasionin, dëshirën dhe dashurinë për vendin e vet atëherë dhe punonjësi do bëje aq sa për t’u dukur. Në Konispol ju siguroj se gjenden të gjitha këto dhe cdo ditë bëhet punë. A mjaftojnë këto? Sigurisht që jo. Këtu na duhet ndihma juaj dhe opinioni juaj. Nëse administrata punon mirë dhe është në shërbim të qytetarit ska vend për frikë dhe nuk lëviz asnjë. Opinioni juaj vlen dhe është vlerësimi i performancës për ne. Mos nguroni të shprehni mendimin tuaj per secilin nga punonjësit e bashkisë Konispol, na shkruani për cdo problematikë. Shpresoj që kjo nisëm të vazhdojë në cdo zyrë shteti ku i shërbehet qytetarëve!
Pasi kanë marrë ftesën e kryetarit, qytetarët kanë nisur që të komentojnë dhe të shprehin opinionin e tyre. Gati në unanimat, të gjithë kanë qenë pro mosshkarkimit nga puna të punonjësve, por njëri kishte një propozim për Dulen. komentuesi i "ofronte" që në zgjedhjet e ardhshme lokale, kryebashkiaku të garonte nën siglën e Partisë Demokratike. Në gati 100 komente, Dule iu përgjigj vetëm këtij të fundit duke i sqaruar se ai vetë e kishte bërë tashmë zgjedhjen e tij për atë që përfaqëson.
KOMETUESIT:



- Përshëndetje Krytari i Bashkisë tonë, kush punon edhe gabon , edhe bukë kur ha një thërrime buke të bie në shesh dhe zonja e shtëpisë i drredh buzët por nuk të nxjerr nga shtëpia , dua të them që edhe punonjësit e Bashkisë nuk nxirren në ankand dhe ti hedhësh nërrugë , unë kam patur rastin që kam patur punët e mia dhe jam paraqitur në zyrat e Bashkisë që ju drejtoni dhe kam mbaruar punë në mënyrë korrekte dhe nuk kam dëgjuar njeri që të paraqitet në zyrat që ju drejtoni që të ankohet , mbaje kokën lart dhe vazhdo të drjtosh ekipin me korrektësi dhe dinjitet ashtu siç ke dretuar deri tani , të priftë e mbara .Suksese . Rrespekte
- Urime per punet e mira qe keni bere kryetar! Keto pune te mira me kete administrate i ke bere dhe vazhdo te besh edhe me shume. Jam kunder atij vendimi::Me nje te rene te lapsit te hqen njerezit nga puna pa arsye. Nqs ka ndonje qe spunon te hiqet por jo kote. Te tilla shkarkime masive beheshin ne kohen e Saliut qe mosarthte me.
- Kryetar, ke bere pune te mire ne Konispol dhe ke frymezuar ekipin e Bashkise. Nga eksperienca ime me stafin e bashkise mund te them qe kam pare profesionalizem dhe trajtim te shpejte te kerkeses dhe sherbimit. Faleminderit Bashkia Konispol!
- Në se ja ktheve fjalën,shkoj deri nē fund,urime pēr punët,keni shumë punë për të bërë.Ai kërkon sahan kēpirsa.I gjati,sē pari sēshtē kopetenc e tij.sē dyti jepet vrejtje.sē treti jepet paraljmërim.së katrti shkarkim.Po u dorzove minus pēr ty. Ti e ke merak Kryetarllēkun,ne të marrim në PD të kandidosh.
Erges Dule: Une e kam bere zgjedhjen time dhe i sherbej ne maksimum asaj çka perfaqesoj. Keni kohe dy vjet per te zgjedhur kandidatin e radhes
- Me vjen keq per djemt dhe vajzat e administrates Konispol.Un besoj se e kan ber shum mir punen e tyre,Te pakten sa her na esht dashur na kan sherbyer..Le te shohim ku do te nxeri te gjith kete histori kryeministri..