Politikë

KAS pranon ankimin e Maliqit, do të shqyrtojë sërish mandatin e Kreshnik Hajdarit

KAS do të shqyrtojë sërish mandatin të Kreshnik Hajdarit, aktualisht kryetar i Bashkisë së Kuçovës. 

k.m.
KAS pranon ankimin e Maliqit, do të shqyrtojë sërish mandatin e
Kreshnik Hajdari dhe Lefter Maliqi

TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka pranuar ankimin e Lefter Maliqit, kandidatit të koalicionit "Bashkë fitojmë" për bashkinë e Kuçovës. Me pranimin e ankimit, KAS do të shqyrtojë sërish mandatin të Kreshnik Hajdarit, aktualisht kryetar i Bashkisë së Kuçovës. 

"Në përfundim të gjykimit të kësaj çështje vendosëm pranimin e pjesshëm të ankimimit nga Partia e Lirisë për shqyrtimin e rezultatut të Kreshnik Hajdari. Gjithashtu vendosëm kthimin e çështjes tek Komisioneri Publik i Zgjedhjeve duke lënë detyrë që të shtyrtojë faktin nëse KQZ gjatë trajtimit të kërkesës ndodhet në kushtet e nenit 66. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë,"-vendosi KAS në mbledhjen e sotme.

VENDIMI I PLOTË:

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi kërkesën ankimore nr. 95/1 të depozituar nga Partia e Lirisë me objekt " Ankim kundër vendimit të "KQZ" rrëzimin e kërkesës së Koalicioni "Bashkë Fitojme", për të shpallur të pavlefshëm dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të Kryetarit të Bashkisë Kuçovë , z. Kreshnik Hajdari. Ky vendim i njoftohet menjëherë Kryeministrit për të vijuar me procedurat e parashikuara nga neni 115 i Kushtetutës. Në lidhje me shqyrtimin e projektvendit "Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm, për subjektin vetëdeklarues z. Kreshnik Riza Hajdari, Kryetar i Bashkisë Kuçovë, Qarku Berat, i propozuar nga subjekti zgjedhor "Partia Socialiste e Shqipërisë datë 14 nëntor 2023, ora 12:00, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve. Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi pranimin e pjesshëm të Kërkesës Ankimore nr. 95/1, shfuqizimin e vendimit nr. 816, datë 14.11.2023, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm, për subjektin vetëdeklarues z. Kreshnik Riza Hajdari, Kryetar i Bashkisë Kuçovë, të propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë” dhe kthimin e çështjes për shqyrtim tek Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve , duke lënë detyrë që të shqyrtojë faktin nëse KQZ në trajtimin e kërkesës ndodhet në kushtet e nenit 66 të Kodit të Procedurave Administrative.

Më 14 nëntor të vitit të shkuar, Komsioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që të mos e cënonte mandatin e Kreshnik Hajdarit, i cili kishte fshehur një dënim në formularin e vetëdeklarimit. Ngjarja kishte ndodhur kur Hajdari ishte 17 vjeç dhe ishte dënuar për shkeljen e kufirit në Greqi. Megjithatë këtë fakt nuk e kishte përmendur në formular. Megjithatë, edhe pse i ndodhur vite më parë, ky fakt është përdorur nga kundërshtari i tij politik për t'i hequr mandatin e fituar. Gjatë asaj seance, përfaqësuesi ligjor i Hajdarit, Theodhori Sollaku arsyetoi se vepra penale ishte kryer kur kryebashkiaku ishte në moshë të mitur. E po ashtu, shtoi se nuk futej në veprat që penalizonin.

Megjithatë pala tjetër pretendoi se ligji i dekriminalizmit parashikon ndërprerjen e menjëhershme të mandatit në raste të tilla dhe nuk ka përjashtime. Po ashtu, përmendën edhe se Gjykata në Janinë e ka gjetur fajtor Hajdarin për hyrje në territorin grek në mënyrë të paligjshme dhe e ka dënuar në 23 qershor të vitit 1999 me “masë riedukuese të qortimit”. Vendimi në KQZ u mor në favor të Hajdarit, por mesa duket kjo çështje do të rikthehet sërish për shqyrtim./ZËRI

Poll

MOS HUMB