
TIRANË- Me kërkesë të Partisë Socialiste, Komisioni i Etikës ka përjashtuar këtë të mërkurë me 10 ditë nga punimet e Kuvendit, Sali Berishën dhe 5 deputetë të tjerë të PD, pas kaosit të shkaktuar në seancën plenare të së hënës ku u hodhën tymuese dhe u regjistruan incidente.
Etika ka përjashtuar Sali Berishën, Gazment Bardhin, Flamur Nokën, Edi Palokën, Albana Vokshin dhe Elda Hotin.
Ashtu si dhe në seancat e shkuara, seanca e të hënës u shoqërua me tensione të forta mes maxhorancës dhe opozitës. Gjithçka nisi që në nisje të seancës ku deputetët demokratë u kontrolluan nga Garda për futjen e lëndëve të ndaluara në Kuvend. Por pavarësisht kontrollit deputetët demokratë arritën të futnin në seancë plenare, tymuese. Ndërsa para mbylljes së seancës situata precipitoi, pasi Flamur Noka tentoi ti vërë flakën karrigeve të grumbulluara para foltores së Kuvendit. Ndërkohë Edi Paloka tentoi të godasë socialistin Petro Koçi/ZËRI