Politikë

Kandidat i socialistëve për Bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo dorëzon zyrtarisht dorëheqjen si prefekt i Vlorës

Vangjel Tavo largohet nga posti i prefektit të qarkut të Vlorës

E.K
Kandidat i socialistëve për Bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo
vangjel tavo

VLORË- Vangjel Tavo ka dhënë dorëheqjen nga posti i prefektit të qarkut të Vlorës, pasi ka marrë përsipër të garojë nën logon e socialistëve për Bashkinë e Himarës.

Dorëhe qja vjen disa ditë pas konfirmimit të tij si kandidat i PS për bashkinë Himarë, ndërsa vendimi i është dërguar edhe ministrit të Brendshëm, Taulant Balla.

Vangjel Tavo u emërua prefekt i Vlorës më 13 mars të këtij viti duke zëvendësuar Flamur Mamaj, post që e mbajti për pak muaj duke qenë tashmë kandidat i PS për bashkinë Himarë.

Prej kohësh ai ishte përfolur për kandidimin e tij në Bashkinë e Himarës, edhe kur socialistët ishin në kërkim të një zëvendësuesi të përkohshëm për Jorgo Goron.

Përballë Tavos në Himarë, është kandidati i opozitës Petro Gjikuria, i cili ditën e djeshme nisi zyrtarisht edhe fushatën elektorale. /ZËRI

Poll

MOS HUMB