Politikë

"Kam informacione sekrete për TIMS-in"/ Zbardhet shkresa e Ballës drejtuar Komisionit Hetimor

Në shkesën zyrtare, Balla thekson se informacionet për të cilat ai do të flasë klasifikohen si "sekret hetimor", ndaj edhe kërkon që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura.

k.m.
"Kam informacione sekrete për TIMS-in"/ Zbardhet shkresa e
Pamje nga Komisioni

TIRANË- Zbardhet kërkesa e plotë e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, i cili i është drejtuar me një kërkesë komisionit hetimor parlamentar për ndërhyrjen në sistemin TIMS. Në shkesën zyrtare, Balla thekson se informacionet për të cilat ai do të flasë klasifikohen si "sekret hetimor", ndaj edhe kërkon që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura. Por po ashtu kërkon që deputetët e komisionit që të jenë të pajisur me certifikatë sigurie.

KËRKESA E TAULANT BALLËS: 

"Kam informacione sekrete për TIMS-in"/ Zbardhet shkresa e

Në vijim të thirrjes për dhënien e dëshmisë në Komisionin Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS, sot më datë 15.05.2024, ju informoj sesi ministër i Brendshëm, informacionet që disponoj lidhur me çështjen bazohen në dokumentacion dhe të dhëna që janë përcjellë nga Policia e Shtetit dhe Agjencia e Mbikqyrjes Policore. Duke qenë se informacionet e marra nga institucionet e sipërcituara përbëjnë informacion të klasifikuar "sekret shtetëror", bazuar në nenin 12 të ligjit vlerësoj se anëtarët e nderuar të këtij Komisionit të zhvillohet me dyer të mbyllura, në përputhje me detyrimet ligjore për mbrojtjen e këtij informacioni. Gjithashtu, rezulton se çështja e TIMS është objekt hetimi penal nga Prokuroria pranë Gjyakatës së Shkallës së Parë të Tiranës e si pasojë të dhënat nuk mund të bëhen publike për shkak të nevojave që lidhen me këtë procedim penal në proces e sipër./ZËRI

Poll

MOS HUMB