Politikë

Joe Wilson mesazh qeverisë shqiptare: Përmbahuni nga dhuna ndaj protestuesve

Përmes një reagimi në platformën X, Wilson shprehet se po e ndjek me shqetësim përshkallëzimin e protestës në Shqipëri.

M.K.
Joe Wilson mesazh qeverisë shqiptare: Përmbahuni nga dhuna ndaj
Joe Wilson

TIRANA- Kongresmeni amerikan Joe Wilson ka reaguar për situatën e krijuar në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë të shmangë çdo formë dhune ndaj protestuesve, në një kohë kur demonstratat kundër qeverisë janë shoqëruar me përplasje të forta me policinë.

Përmes një reagimi në platformën X Wilson shprehet se po e ndjek me shqetësim përshkallëzimin e protestës në Shqipëri. Ai thekson se qytetarët shqiptarë meritojnë liri, sundim të ligjit dhe llogaridhënie institucionale.

“Po e ndjek me shqetësim të madh krizën në përshkallëzim në aleatin e NATO-s, Shqipëri. Populli shqiptar meriton liri, sundim të ligjit dhe llogaridhënie institucionale. Qeveria duhet të përmbahet nga çdo dhunë kundër protestuesve. Të rinjtë meritojnë një zë në të ardhmen e vendit të tyre”, shkruan kongresmeni amerikan.

Reagimi i Wilson vjen në ditën e pestë të protestave në Shqipëri, të cilat kanë kulmuar me përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të policisë, veçanërisht gjatë tubimit të mbrëmjes së sotme para Kryeministrisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB