Politikë

"Jetojmë në Tironë", Ahmetaj 'sinjale' të fshehura nga arratia, për Ramën apo Veliajn? (VIDEO)

Fjalinë e fundit e ka rimarrë Ahmetaj për ta përdorur si një fjali në dukje jashtë çështjes në ngarkim të tij, por jo pa lidhje me "komplotin" politik që së paku prej të dielës po shpall në media.

f.g
"Jetojmë në Tironë", Ahmetaj 'sinjale'
Edi Rama, Erion Veliaj dhe Arben Ahmetaj

TIRANË- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka nxjerrë sot disa dokumente lidhur me privatizimin e shoqërisë "Buka" shpk. Por tekstin e gjatë dhe shpjegues deri në shterim, e ka nisur ndryshe. Jo shumë zyrtare, ashtu siç zakonisht e ka formatin e tij. Në reagimin e dytë, të cilin e quajti: Akti II i tragji-komedisë së politiko-drejtësisë: Dosja “Buka” sh.a.; fjalinë e nisi me: Gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Tiranë! Një fjali kjo e rrahur për veshin tonë. Ku e kemi dëgjuar? 

Epo, ju ftojmë një xhiro me ne në fushatën e vitit 2007, kur Edi Rama, garonte për kryetarin e Bashkisë Tiranë përballë Sokol Olldashit. Në një bashkëpunim me grupin West Side Family, Rama shfaqet në mes të klipit duke prezantuar kryeqytetin.

"Kjo eshte Tirona jone, Tirona kontradiktes
E luftes, e paqes, e erresires dhe e drites
Mashtrimit te vertetes, shpifjes interesit,
e qejfit dhe e stresit, ahengut dhe biznesit

ATY KU KRYETARI BERTET ME MEGAFON
Gjithcka mund te ndodhe, jetojm ne Tiron"-thoshte Rama.

Fjalinë e fundit e ka rimarrë Ahmetaj për ta përdorur si një fjali në dukje jashtë çështjes në ngarkim të tij, por jo pa lidhje me "komplotin" politik që së paku prej të dielës po shpall në media. Më shumë se varg i një kënge, fjalia është një sinjal. Për kë? Për kryeministrin Edi Rama, autor i vargut apo për kryetarin e bashkisë Tiranë që është aktualisht numri një i Tiranës? Këtë dilemë mund të na e shuajë vetë Ahmetaj me postimet e ardhshme, ajo që ne kuptuam ne është se gjurmët për zbulimin e "kokës" së vërtetë po shtohen dita-ditës. /Zëri.ai

Poll

MOS HUMB