Politikë

Inspektimi në “Lungomare 3”/ Banorët e ftojnë të lahet: O gjigand ajd provoje! Rama me batuta: Parmakët lyejini me rozë

Rama pati disa sugjerime për ngjyrat, duke propozuar lyerjen me ngjyrën rozë apo blu të objekteve të caktuara.

f.t
Inspektimi në “Lungomare 3”/ Banorët e ftojnë të
Edi Rama

VLORË-Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ditën e sotme punimet në Lungomare 3, që do të lidhi përgjatë bregut Ujin e Ftohtë me Orikumin. I shoqëruar nga kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha, Rama pati edhe disa sugjerime për ngjyrat, duke propozuar lyerjen me ngjyrën rozë apo blu të objekteve të caktuara.

“Këtyre parmakëve në fund fare futi një ngjyrë të fortë, një rozë të fortë që të duken, të ikin nga kjo, ose një bojëqielli të fortë që të duken si lodra, e ashtu duke si tmerr. Siç bëjnë mobiliet e vjetra që i lyejnë me ngjyra të e reja, të forta. Një rozë të fortë, violet, ose bojëqielli të fortë, bëhet si vepër arti. Edhe ato muret andej, do të hiqen”, shprehet Rama.

Po ashtu batutat nuk kanë munguar mes Ramës dhe disa prej qytetarëve të cilët po laheshin në det. 

Qytetarët: O gjigand, hajde provoje njëherë

Rama: I kemi ndarë punët, se po të vij edhe unë atje, nuk ka kush bën këto këtu, kupton.


Rama u shpreh se punimet në 'Lungomare 3' do të lidhin përgjatë bregut Ujin e Ftohtë me Orikumin, duke krijuar shtigje këmbësore, hapësira mbrojtëse nga uji e zgjerim plazhesh, përmes molesh të vendosura edhe si infrastrukturë për varkat a për pushuesit, një bajpas të ri paralel me dy segmente të rrugës ekzistuese që kthehen në pedonale, rikualifikim të godinave në bashkëpunim me pronarët privatë, në funksion të një transformimi shembullor 10.7 kilometrave aks turistik./ZËRI

Poll

MOS HUMB