Politikë

Minuta 'paqeje' mes negociatave PS-PD/ Ministrja Spiropali Feston sot ditëlindjen, surpizohet nga kolegët (FOTO)

Takimi në katin e katërt të Kryesisë së Kuvendit nisi me një buqetë lulesh që Bledi Çuçi ia dhuroi Elisa Spiropalit në emër të Konferencës së Kryetarëve.

f.t
Minuta 'paqeje' mes negociatave PS-PD/ Ministrja Spiropali Feston sot
ELISA SPIROPALI

TIRANË- Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, përveç diskutimeve ka patur edhe momente festive. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali feston sot ditëlindjen. Ajo është surprizuar nga kolegët të cilët i kanë dhuruar një buqetë më lule. 

Takimi në katin e katërt të Kryesisë së Kuvendit nisi me një buqetë lulesh që Bledi Çuçi ia dhuroi Elisa Spiropalit në emër të Konferencës së Kryetarëve. Vetë ministrja ka ndarë foto nga ky moment, ndërsa ka pasur një falënderim për gjithë urimet që ka marrë në këtë ditë të veçantë.

Minuta 'paqeje' mes negociatave PS-PD/ Ministrja Spiropali Feston sot
ELISA SPIROPALI
Minuta 'paqeje' mes negociatave PS-PD/ Ministrja Spiropali Feston sot
ELISA SPIROPALI

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar dy komisionet hetimore për të cilat u ra dakord mes mazhorancës dhe socialistëve, atë për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS dhe koncesioneve në shëndetësi. Vendimi për ngritjen e komisionit për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS do të ketë si objekt të veprimtarisë së tij shqyrtimin e çështjeve lidhur me kontrollin e veprimtarisë së institucioneve të ngarkuara me mbrojtjen e sistmeit TIMS dhe velrësimin e nevojës për marrjen e masave administrative apo ndërhyrjet ligjore në legjislacionin përkatës në fuqi./ZËRI

Poll

MOS HUMB