Politikë

"Inkurajon deputetët"/ Ambasada Amerikane reagon për marrëveshjen e Konferencës së Kryetarëve

Edhe delagacioni i BE në Tiranë ka mirëpritur vendimin e marrë mes opozitës dhe PS-së.

a.l
"Inkurajon deputetët"/ Ambasada Amerikane reagon për
Ambasada Amerikane

TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar për marrëveshjen e Konferencës së Kryetarëve për rikthimin nw normalitet tw Parlamentit. Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë shkruan se inkurajon deputetët që vazhdojnë të tregojë përkushtim ndaj demokracisë. Edhe delagacioni i BE në Tiranë ka mirëpritur vendimin e marrë mes opozitës dhe PS-së.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë mirëpret marrëveshjen e Konferencës së Kryetarëve për rikthimin e rendit normal në Parlament. Ne inkurajojmë deputetët që të vazhdojnë të tregojnë një përkushtim ndaj demokracisë në të mirë të popullit shqiptar”, shkruan Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Miratimi i komisioneve

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar dy komisionet hetimore për të cilat u ra dakord mes mazhorancës dhe socialistëve, atë për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS dhe koncesioneve në shëndetësi. Vendimi për ngritjen e komisionit për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS do të ketë si objekt të veprimtarisë së tij shqyrtimin e çështjeve lidhur me kontrollin e veprimtarisë së institucioneve të ngarkuara me mbrojtjen e sistmeit TIMS dhe vlerësimin e nevojës për marrjen e masave administrative apo ndërhyrjet ligjore në legjislacionin përkatës në fuqi./ZËRI

  

 

 

 

Poll

MOS HUMB