Politikë

Dialogu për komisionet hetimore/ Spiropali: Lajm i mirë, ramë dakord shumë shpejt! Të enjten seancat më të plota

E pyetur nëse do bashkojnë deputetët e Rithemelimit votat për amnistinë, Spiropali tha se duhet diskutuar. 

a.l
Dialogu për komisionet hetimore/ Spiropali: Lajm i mirë, ramë
Elisa Spiropali

TIRANË- Në përfundim të Konferencës së Kryetarëve, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është shprehur se falë dialogut me deputetët e opozitës Kuvendi do t'i rikthehet normalitetit. 

“Lajm i mirë. I jemi kthyer normalitetit në Kuvend. I përgëzoj deputetët e opozitës që janë anëtarë të Konferencës së Kryetarëve. Gjetëm një dakordësi të shpejtë për çështje që ne kemi qenë gjithmonë të gatshëm të japim dakordësinë tonë, komisionet hetimore dhe dialogun që kërkon shumicë të cilësuar apo ligje që kanë të bëjnë me integrim evropian. Të enjten seancat parlamentare do të jenë më të plota, më transparente për publikun dhe qeveria është e gatshme që të gjitha nismat që sjell janë në Parlament që janë mbi 90 përqind të të gjitha nismave që kalojnë në Kuvendin e Shqipërisë t'i diskutojë dhe debatojë me opozitën siç është e udhës. Këtë kemi dashur gjithmonë dhe këtë do bëjmë", tha Spiropali. 

E pyetur nëse do bashkojnë deputetët e Rithemelimit votat për amnistinë, Spiropali tha se duhet diskutuar. 

“Ne nuk kemi bërë asnjë lloj negociate, asnjë lloj marrëveshje, asnjë lloj pazari për asgjë. Dhe sigurisht do t'i diskutojmë të gjitha ligjet dhe ato që janë në të mirë të publikut siç është rasti i Amnistisë unë uroj që deputetët e opozitës do ta votojnë, së pari për misionin e tyre kushtetues dhe detyrimin që kanë ndaj qytetarëve”, tha Spiropali. 

Miratimi i komisioneve

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar dy komisionet hetimore për të cilat u ra dakord mes mazhorancës dhe socialistëve, atë për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS dhe koncesioneve në shëndetësi. Vendimi për ngritjen e komisionit për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS do të ketë si objekt të veprimtarisë së tij shqyrtimin e çështjeve lidhur me kontrollin e veprimtarisë së institucioneve të ngarkuara me mbrojtjen e sistmeit TIMS dhe vlerësimin e nevojës për marrjen e masave administrative apo ndërhyrjet ligjore në legjislacionin përkatës në fuqi./ZËRI

Poll

MOS HUMB